10.4 C
Elbasan

“Më ndiqnin deri te shtëpia”, zbërthehet në gjyq Rudolf Nikolli: Ja pse i qëllova besimtarët brenda xhamisë (Gjithçka është fiksuar nga kamerat, gjykata e lë në burg)

34-vjeçari Rudolf Nikolli, i cili akuzohet për plagosjen e 5 personave në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë, e ka pranuar krimin e rëndë përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë ”arrest me burg”. Prokuroria kishte kërkuar ndaj tij masën e arrestit me burg, ndërsa ka shprehur dhe frikën dhe shqetësimet e vazhdueshme që kishte, pasi aludon se persona të caktuar e përndiqnin.

Mësohet se prokuroria ka sekuestruar telefonin e Nilollit, mjetin prerës si dhe disa kartela mjekësore, pasi dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nikolli: Jetoj me vëllanë në shtëpi me qera. Kam jetuar në Tiranë dhe Klos. Kam mbaruar shkollën e mesme dhe një vit kam studiuar për gjermanisht. Avokatin ma ka zgjedhur vëllai.

Prokuroria: Kërkojmë arrest me burg për Rudolf Nikollajn. Drejtoria e antiterrorit ka referuar materialet në prokurori për veprime me qëllime terroriste. Në datë 19 rreth orës 3, Nikolli ka hyrë në xhami dhe me thikë, ka goditur disa besimtarë.

Pas kësaj Nikollaj ka tentuar të largohet por me ndërhyrjen e qytetarëve dhe policisë është arrestuar. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e xhamisë. Në dëshmine e tij Nikolli ka thënë se ka hyrë në xhami dhe ka parë 10 persona brenda.

Ai ka treguar se këtë fakt e ka kryer pasi ka shumeë kohë që disa besimtarë myslimanë e ndjekin deri në shtepi dhe prandaj i ka qëlluar. Gjatë hetimeve ka rezultuar se Nikolli ka marrë mjekime në spitalin psikiatrik dhe është sekustruar kartela e tij. Hetimet vazhdojnë.

Ka dyshime se i arrestuari ka shkuar në xhami në kohën kur po kryheshin faljet dhe ka sulmuar besimtarët. Këto veprime kanë përhapur panik tek qytetarët. Prokuroria i kërkon gjykatës që Nikolli të hetohet me masën e arrestit.

 

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...