8.4 C
Elbasan

Më pak raste se dje, por sërish rekord infeksionesh me Covid: 273 raste të reja dhe 5 viktima

Edhe kjo e shtunë ka regjistruar një rekord rastesh të reja me Covid 19, por një trend rënës krahasuar me një ditë më parë.

Nga të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë raportohet për 273 raste të reja në 1289 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

192 raste në Tiranë,

17 raste në Korçë,

12 raste në Lezhë,

10 raste në Gjirokastër,

8 raste në Shkodër,

7 raste në Sarandë

5 raste në Kavajë,

4 raste në Durrës,

3 raste në Fier,

2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh

1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos

Sa i takon viktimave, kemi një të vdekur më shumë se dje, 5 viktima në total e humbën betejën me virusin.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 74 vjeçar nga Durrësi, një 76 vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91 vjeçar nga Korça”.

Ndërkohë numri i të shëruarve është gjysma e një dite më parë. Janë 44 qytetarë që e kanë fituar betejën me koronavirusin duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Nisur nga rritja e numrit të rasteve positive në ditët e fundit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të zbatojnë me rigorozitet masat e vendosura.

“Të mbajnë maskën detyrimisht edhe në ambienet jashtë shtëpise, të respektojnë distancën fizike prej së paku 1.5 metër dhe të kujdesen vazhdimisht për higjienën personale, si të vetmet mjete që kemi në dispozion për mbrojtur veten dhe të afërmit tanë.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19″.

COVID-19 – Statistika (17 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                273

Të shëruar ne 24 orë             44

Humbje jete në 24 orë          5

Testime ditore                       1,289

Testime totale           106,093

Raste pozitive               16,774

Raste të shëruara          10,001

Raste Aktive                   6,325

Humbje jete                      448

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         3176

Durrës        651

Shkodër     451

Fier             364

Korçë           356

Lezhë         324

Elbasan       265

Vlorë            231

Berat            182

Kukës          165

Dibër     84

Gjirokastër    76

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...