6.5 C
Elbasan

Me shpejtësi skëterrë deri në 190 km/h, Policia ndëshkon 12 shoferët ‘rebelë’ në Tiranë, 6 të tjerë ndalohen për manovra të rrezikshme në rrugë

TIRANË- Policia Rrugore çdo fundjave forcon kontrollet në disa akse rrugore të kryeqytetit, për të ndëshkuar shkelësit e qarkullimit rrugor. Policia njofton se gjatë natës në aksin Sauk-TEG ka ndëshkuar 12 shoferë, të cilët ishin duke ecur me shpejtësi deri në 190 km/h. Po kështu, janë dërguar pranë zyrave të OASH-së 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Njoftimi i Policsë: 

Në aksin rrugor Sauk-Teg. Si çdo fundjavë?‍♂️? Policia Rrugore e Tiranës, ushtron kontrolle me Radar në segmentet dhe akset e cilësuara njolla të zeza, përsa i përket ngjarjeve rrugore të ndodhura më parë.

Për orës 20.30 vijon kontrolli me radar për të parandaluar drejtuesit e mjeteve që e përdorin rrugën?️ për të✈️ fluturuar dhe jo për të qarkulluar brenda limiteve që lejon sinjalistika rrugore Gjatë kontrolleve janë evidentuar shpejtësi gati eksterm, që varionin ga 160 km/h deri në 190 km/h, ?!!!. ?????????? edhe pse rruga kishte fluks të plotë.

Të pa pranueshme arsyet e drejtuesve të automjeteve të kapur nga Radari, për arsyet e✈️?️ fluturimit në rrugë, por cilado të ishte arsyeja, të tilla shpejtësi vrasin? jetën në rrugë?️.

Për 240 minuta kontroll në të dyja kahet e lëvizjes, janë evidentuar dhe ndëshkuar 12 drejtues mjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi dy fish e më shumë se sa norma e lejuar. Njëkohësisht janë evidentuar dhe dërguar në OASH, 6 drejtues mjetesh për gara shpejtësise dhe manovra të rrezikshme në rrugë, te evidentuar në unazën e madhe nga patrullat në lëvizje të Policisë Rrugore. Mos nxitoni se në rastin më të mirë do përfundoni te Polici dhe Radari ??? dhe në destinacion do shkoni pa patentë, e në rastin më të keq do arrini aksidentit?Drejtues mjetesh, qarkulloni brenda limiteve të lejuara që destinacioni juaj të jetë i sigurt, mos fluturoni se shpejtësia vret jetë.

J.V/Dosja.al

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...