3.9 C
Elbasan

”Më vrave…” fjalët e fundit të Valdetes. Bashkëshorti e qëlloi pas shpine, thikën ia vuri në dorë të dukej si vetëvrasje

Petrit Mamaj do të dalë para gjykatës së Fierit për vrasjen e bashkëshortes së tij Valdete Mamaj në fshatin Sheq të Fierit. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 shkurt 2021 ndërsa burri është përpjekur të fshehë krimin duke e bërë të dukej si një vetëvrasje.

Ndaj 56 vjeçarit rëndon akuza e “vrasjes së kryer në marrëdhënie familjare” vepër penale kjo që në Kodin Penal parashikon një dënim jo më pak se 20 vjet burg deri në burgim të përjetshëm për këtë vepër.

Dëshmia e Petrit Mamaj e siguruar nga Ora News është një tjetër provë e plagës së madhe të shoqërisë shqiptare, ku gruaja konsiderohet si një pronë, e cila duhet t’i nënshtrohet burrit, ti bindet dhe të plotësojë dëshirat e tij, edhe ato seksuale, edhe në ato raste kur refuzon.  Dhe ky është një fenomen tepër shqetësues që duhet të ngrejë alarmin në të gjithë shoqërinë.

Martesa 

Çifti kishte lidhur martesë qysh prej vitit 1993, nga e cila kishin dy fëmijë që jetonin në Gjermani. Marrëdhëniet ishin acaruar një vit para se të ndodhte krimi kur mes tyre kishte shumë debate madje dhe në prani të djalit. Ata flinin të ndarë në dhoma të ndryshme.

”…Me njëri-tjetrin ne bënim debate, pasi unë fillimisht kisha dyshime se me tradhtonte me një person tjetër dhe me pas edhe jam bindur, pasi e kam gjetur herë pas here teksa komunikonte në telefon në orët e vona me personin tjetër….” ka dëshmuar për oficerët gjyqësorë. 

Sipas hetimeve të kryera dhe dinamikës së ndërtuar nga prokuroria, konflikti mes çiftit ka ndodhur vetëm pak orë pasi ata kanë përcjellë drejt Gjermanisë djalin e tyre 23-vjeçar. Petriti ka dëshmuar dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur atë ditë

7 shkurti i zi ne familjen Mamaj

 “Ora 13:15 djali I familjes Mamaj doli nga shtëpia për të ikur në Gjermani…. Valdetja iku për në punë. Ajo punonte si shitëse rrobash.

Ora 17:00 Petriti komunikon në telefon me djalin dhe mëson prej tij se po priste që të hipte në avion për tu larguar në Gjermani…”

Ora 19:30 – Petriti shkon tek puna e Valdetes për ta shoqëruar gruan për në shtëpi.

“…Me tu kthyer në shtëpi, përsëri unë me Valdeten kemi debatuar, ku unë i kërkoja që të qëndronim bashkë, ndërsa ajo nuk pranonte duke me thënë “…nuk rri me ty…”. Kemi fjetur gjatë natës si zakonisht të ndarë nga njëri- tjetri, ku unë fjeta në dhomën e gjumit, ndërsa ajo te dhoma e fëmijëve në krevatin tek. Rreth orës 05:45 jam zgjuar, jam ngritur nga krevati, kam vajtur te dhoma ku flinte Valdetja, e cila ishte zgjuar dhe të cilës i kërkova të kryenim marrdhënie seksuale, por ajo nuk pranoi, duke më refuzuar. Fjalët që ajo me tha ishin: “…ik ore dreq tutje, nuk qëndroj më këtu, do iki…”.

Duke qënë se ajo nuk po më pranonte mua dhe për shkak edhe te akumulimit të refuzimeve të mëparshme që ajo me kishte bërë, unë jam inatosur me të dhe kam vajtur te kuzhina, ku atje mora një thikë buke me dorezë të zezë dhe jam kthyer përsëri te dhoma ku ajo flinte, e cila ishte e shtrirë në krevat dhe me shpinë.

Thika pas shpine

Petriti ka qëlluar pas shpine gruan e tij, Valdeten, ku në atë moment ajo bërtiti duke thënë fjalët “…më vrave…”.

Më pas, 56 vjeçari ka vazhduar ta godiste prapë atë me thikë nga prapa dhe pas kësaj në pjesën e përparme të trupit, derisa gruaja ka rënë përtokë. Në përpjekje për të fshehur krimin, autori ka dashur që ngjarja të duket si vetëvrasje, duke i vënë thikën në dorën e viktimës.

…pasi pashë që Valdetja vdiq, unë thikën që kisha në dorë ia vendosa asaj në dorën e djathtë të saj. Pas ngjarjes, dola nga shtëpia, ku derën e jashtme e mbylla nga jashtë, vajta në këmbë në restorant afër Gjëndjes Civile, për të ngrënë mëngjes dhe më pas jam kthyer po në këmbë në shtëpinë time. Me të mbërritur në shtëpi, jam penduar shumë për çfarë kisha bëra. Mora në telefon vëllain tim, të cilit i tregova se Valdetja kishte vrarë veten…”-ka treguar Petrit Mamaj.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore 50 vjeçarja Valdete Mamaj ishte vrarë duke u goditur disa herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vdekjeprurëse ka qenë goditja në një pjesë të zemrës.

“Ora News”

Lajme të tjera

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një fenomen që ka çuditur dhe trembur banorët.Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë...

Gramsh/ Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje , kalohet vetëm me zinxhirë

Në disa zona në juglindje të vendit, pas reshjeve të shiut, ka nisur dëbora, duke krijuar problematika në qarkullim. Intensiteti i reshjeve të dëborës është...

Tragjike/ Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën. 22-vjeçari nga Kosova,...

“Ergys Agasi organizonte vrasje, merrte udhëzimet e Ramës”/ Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Gysi sepse…

  Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Ergys Agasi merrte udhëzimet e Kryeministrit Edi Rama dhe se u bë u fuqishëm nga mbështetja e...

Policia e Elbasanit jep detajet! Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në...

JEPET VENDIMI NË BELGJIKË: Franc Çopja dënohet me 25 vite, Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja me burgim të përjetshëm

Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel dënoi bosin e mafies Franc Gergely – i njohur edhe si Franc Çopja – me 25 vjet...