10 C
Elbasan

Menaxhimi qesharak i pandemisë/ Shtetet po nisin bërjen e vaksinës, Ogerta siguron 100 mijë teste të shpejta

Edhe sikur të jenë të “shpejta flakë” gjithsesi mbeten vetëm teste dhe nuk ndryshojnë asnjë gjë nga ky realitet. Por gjithsesi Ministria e Shëndetësisë është munduar që të shesë me bujë sot sigurimin e të paktën 100 mijë “testeve të shpejta” për koronavirusin, në një kohë që nesër Rusia dhe javën tjetër Britania e Madhe do të nisin nga vaksinimi masiv i popullatës.

Pikërisht atëherë kur qeveritë e botës me gjithë masat e shtrëngimit, u kanë dhënë siguri qytetarëve të tyre se do të festojnë në mënyrë sa më normale festimet e fundvitit, në një kohë që po bëjnë përpjekje për sigurimin e vaksinave, shteti shqiptar është ende tek testimet.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi sot se ditën e hënë të javës së ardhshme, do të nisin testimet e shpejta për identifikimin e koronavirusit.

Manastirliu, në një deklaratë për mediat, tha se, aplikimi i testimit të shpejtë do të nisë fillimisht në Tiranë nga epidemiologët, në “vatrat që do vlerësohen prej tyre, bazuar në udhëzuesin e miratuar nga ISHP dhe Komiteti i Ekspertëve”.

Ajo shtoi se më 20 Dhjetor, testimet e shpejta do shtrihen dhe në disa poliklinika dhe disa qendra shëndetësore në Tiranë dhe më pas, sipas një kalendari, në disa struktura shëndetësore në gjithë vendin.

Pikat e testimit, shtoi, do bëhen të njohura ditët në vijim dhe do mbulojnë zona të caktuara gjeografike.

Sigurohen vetëm 100 mijë testime

Në shumë shtete testimet e shpejta për koronavirusin dhe fare të pakushtueshme tani po bëhen edhe në farmaci. Ndërkohë sot ministrja shqiptare e Shëndetësisë, Manastirliu, tha se “kemi siguruar 100 mijë testime të shpejta”- dhe shtoi se,- “jemi në procedura për të siguruar mbi 300 mijë të tjera”.

Testimet e shpejta e nxjerrin rezultatin në një kohë shumë më të shkurtër se testimet PCR, që janë përdorur deri tani nga autoritetet shëndetësore. “Përgjigjet merren brenda 30 minutave”,- shpjegoi Silva Bino, anëtare e Komitetit Teknik.

Ndërsa ministrja Manastirliu tha se, testimet PCR, po ashtu, do të vijojnë të aplikohen.
Sipas Manastirliut, një fond prej 8 milionë eurosh është dedikuar për mbështetjen speciale për stafet tona në terren, spitalet dhe operatorët e kujdesit shëndetësor.

“Në fillim të kësaj epidemi numëroheshin rreth 200 respirator, sot kemi 483 respiratorë të dedikuar në funksion të mbështetjes së terapive intensive”,- deklaroi ministrja.

Testi i shpejtë

Silva Bino ka sqaruar udhëzimin për kryerjen e testit të shpejtë. Në prezantimin e bërë sot bashkë me Ministren e Shëndetësisë, Bino, sqaroi qytetarët se testi i shpejtë duhet të bëhet brenda 5 ditësh që nga shfaqja e simptomave.

Në të kundërt, kur kanë kaluar 5 ditë nga simptomat, testi që duhet kryer është ai i PCR.

Në rast se testi “Rapid”, del pozitiv, ajo tha se, duhet marrë si 100% i saktë.

“Testi i antigenit kryhet në 5 ditët e para të simptomave. Ky është një informacion që duhet të dihet. Nëse është pozitiv, ai është vërtetë pozitiv, mat ngarkesën virale.

Përgjigja del për 30 minuta.

Kjo është lehtësi e madhe sepse i jep direkt përgjigjen personit dhe lehtëson gjurmimin. Ky test do të na ndihmojë të plotësojmë disa elementë të punës sonë në terren.

“Po kryhen disa trajnime. Është test i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga FDA, pra është test që plotëson të gjitha cilësitë e saj”,- tha shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP.

/Iconstyle.al/

Lajme të tjera

Dua Lipa tregon format .Burri nuk është xheloz

Dua Lipa dhe Callum Turner dëshmuan se janë një nga çiftet më të lezetshëm të momentit gjatë paraqitjes së tyre në tapetin e premierës...

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në fshatin Përparim, bashkia Peqin. Sipas informacioneve paraprake, dy automjete janë përfshirë në përplasje dhe si...

Përmbytjet në Bradashesh, Emergjencat Civile akuzojnë Sallillarin për bllokimin e kanaleve dhe daljen nga shtrati të përroit të Kushës

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa banesa në Njësinë Administrative Bradashesh, pranë zonës së Ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan, duke rikthyer...

Arditi interviston Dj Gimbon ai rëfen fillesat e tij në botën e muzikës: E nisa i bullizuar dhe…

I ftuar sot DJ Gimbo në “Live nga Shtëpia” nga studioja radiofonike e Top Albania Radio DJ Gimbo i ftuari i parë i Arditit dhe...

Interi i madh në Derbin e Italisë, një gol i Zielinskit nderon zikaltërit ndaj Juventusit

Fitore e madhe e Interit 3-2 ndaj Juventusit në Derbin e Italisë. Cambiaso shënoi autogol në minutën e 17-të, ndërsa rregulloi gabimin pak më...

FOTO/ Korçë, shembet muri pritës në segmentin rrugor Maliq–Lozhan!

Në segmentin rrugor Maliq-Lozhan janë regjistruar sërish problematika, ku muri pritës ka pësuar shembje të konsiderueshme. Shembjet kanë ndodhur në afërsi të Urës së Qënckës,...