10.6 C
Elbasan

Merr fund arratia! Kush është 30-vjeçari që tentoi të vriste dy vëllezërit në Shkodër

30-vjeçari Besim Perkola ra ditën e sotme në pranga, pas thuajse një viti në kërkim nga policia. Perkola u kap në rrugën “Frang Bardhi”, teksa po udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Gjatë kontrollit, në çantën e 30-vjeçarit, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, si dhe një leje drejtimi e dyshuar e falsifikuar.

Perkola

akuzohet se një vit më parë, në muajin mars pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të vëllezërve Marjan Doçi 23 vjeç dhe Hoten Doçi 30 vjeç.

 

Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një konflikti në një lokal, ku 30-vjeçari dhe dy vëllezërit ndoheshin. Pas sherrit Besim Perkola është larguar nga lokali, ka marrë armën dhe më pas i ka bërë pritë dy të rinjve që po ktheheshin për në shtëpi dukë qëlluar me breshëri plumbash ndaj tyre. Edhe dy vëllezërit iu janë kundërpërgjigjur duke e qëlluar me pistoletë.

Marjan dhe Hoten Doçi u dërguan në spitalin e Traumës dhe më pas arrestuan. Dy shtetasit në deklarimin për policinë, kanë thënë se nuk kishin asnjë konflikt dhe se nuk ia kishin idenë se përse i ka qëlluar personi tjetër, madje nuk e njihnin se kush ka qenë.

“Ishim tek makina kur një person u afrua dhe qëlloi drejt nesh në mënyrë të papritur. Nuk e kemi idenë përse na ka qëlluar sepse nuk kemi ndonjë konflikt”, mësohet të kenë thënë dy vëllezërit për policinë duke mos pranuar që të japin asnjë detaj shtesë lidhur me arsyen përse janë qëlluar.

Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhoja plumbash nga armë të ndryshme të kallashnikovit që dyshohet se ka patur Perkola dhe gëzhoja pistolete afër mjetit tip “Audi” pa targa ku ndodheshin dy vëllezërit Doçi që mbetën të plagosur.

fax web

Lajme të tjera

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...

Mbahej në magazinë me myk, AKU i bllokon ‘KMY’-së 738 kg fileto dhe gjoks pule! Do asgjësohen

Në fabrikën e KMY-së, që është ndër prodhuesit kryesor të mishit të vend janë gjetur 738 kilogram fileto dhe gjoks pule të dëmshme për...

Parandalohet ngjarja kriminale në Sarandë/ 62-vjeçari futet në banesën e fqinjëve dhe i kërcënon me armë, ndërhyn policia

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë, ku një 62-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri fqinjët e tij. Pas njoftimit të një shtetaseje, se fqinji...

Votimi kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas votimit në Kuvend kundër kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut. Sipas BE, lufta ndaj korrupsionit është...