13.8 C
Elbasan

Mësimi online pa afat, për mesataren e Mësuesisë Ministrja Kushi e prerë: Nuk pranojmë ngelës

Rikthimi i studentëve në auditore do të varet nga ecuria e pandemisë së koronavirusit. Ministrja e Arsimit Evis Kushi u ka kthyer përgjigje refuzuese kërkesave të studentëve që kërkojnë ndërthurje të procesit në klasa dhe online. Nga Shkodra, ajo bëri të qartë se Mesatarja për degët e mësuesisë që ka çuar drejt mbylljes disa programe studimi nuk do të ndryshojë.

Mësimi online në universitete ishte një vendim i Komitetit Teknik për muajin e parë, por ende nuk dihet nëse pas këtij afati studentët do të rikthehen apo jo në auditore.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, deklaroi nga Shkodra se kjo gjë do të vendoset duke parë ecurinë e situatës së pandemisë.

Evis Kushi: Shpresoj shumë që ti kthehemi normalitetit shumë shpejt por këtë nuk mund ta themi që tani. Kjo do të shikohet hap pas hapi.

Kërkesës së rektores, Suzana Golemi, për të riparë çeshtjen e mesatares për degët e Mësuesisë, Ministrja ju përgjigj në formë të prerë se institucioni që drejton i qëndron fort mesatares.

Por për të shmangur rrezikun e mbylljes së këtyre degëve nga numri i ulët i studentëve, ajo ju përgjigj me politikat stimuluese që do të ketë Mësuesia.

Evis Kushi:Nuk mund të lejojmë që ata që shkojnë për Mësuesi të jenë ata që ngelen.

Studentëve ju garantoi vendosmëri për ta zbatuar paktin për universitetin.

Evis Kushi: Është një nga angazhimnet dhe prioritetet krysore të Qeverisë shqiptare.

Vitin 2021 e cilësoi të rëndësishëm për arsimin, sepse buxheti i ri është rritur dhe kap vlerën e 4.51% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ora tv

Lajme të tjera

Fiter Bajrami, Erion Murataj bën urimin e fortë

Urimi i Erion Murataj  "Gëzuar Fiter Bajramin! 🌙✨ Në këtë ditë të shenjtë, le të rikujtojmë vlerat e pastra të besimit : drejtësinë, ndershmërinë dhe mëshirën...

Iu kapën 4 mijë rrënjë kabanis në një maganizë, zbardhet dëshmia e drejtorit të burgut të Rrogozhinës: Është në pronësi të vëllait

Policia ka vendosur lirimin e drejtorit të burgut të Rrogozhinës Bilal Hasa pas marrjes në pyetje. Hasa u vetëdorëzua në polici vetëm disa orë pasi...

U arrestua për ‘shtëpinë e barit’ në magazinat e tij në Peqin, lirohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

  BilalLirohet drejtori i burgut Rrogozhinës, Bilal Hasa. Hasa pasi u dorëzua dje në polici, hodhi poshtë pretendimet e ngritura nga policia, duke deklaruar se...

Elbasani ëndërron trofetë: Stadiumi pritet të mbushet me mijëra tifozë, për femrat biletat do të jenë gjithmonë falas

Sezoni aktual futbollistik po shndërrohet në një nga më emocionuesit për qytetin e Elbasanit. Ekipi verdh e blu, falë rezultateve të shkëlqyera në kampionat...

Kryepolici i ri, ja si do të vlerësohen kandidatët në konkurs. Ministria e Brendshme kërkon informacion nga SPAK

Përzgjedhja e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit po shkon drejt fazës finale. Javën e ardhshme do të bëhet zyrtarisht publik...

Rritja e çmimit të naftës/ Qeveria rikthen Bordin e Transparencës

Qeveria do të rikthejë Bordin e Transparencës, ku pritet të komunikohet vendimi zyrtar. Pas rritjes me 15 lekë të çmimit të naftës në 24 orët...