11.1 C
Elbasan

Meta dekreton dy ministrat e rinj, Xhaçka dhe Peleshi marrin postet

Presidenti i vendit Ilir Meta mëngjesin e kësaj të enjtje ka dekretuar ndryshimet më të fundit të bëra në Qeveri nga kryeministri Edi Rama.

Kreu i shtetit ka  firmosur dekretet për Olta Xhaçkën në pozicionin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Niko Peleshin në postin e ministrit të ri të Mbrojtjes.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar sot shkarkimin e zotit Edi Rama nga detyra e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe zonjës Olta Xhaçka nga detyra e ministrit të Mbrojtjes.

Po sot, Presidenti Meta ka dekretuar emërimin e zonjës Olta Xhaçka në detyrën e ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme dhe zotit Niko Peleshi në detyrën e ministrit të Mbrojtjes“, thuhet në njoftimin e Presidencës./abcnews.al

Lajme të tjera

Rrëshqitja e dherave në aksin Përrenjas-Librazhd, drejtori i ARRSH: Nuk mund të them një afat kohor për ndërtimin e rrugës së re

Drejtori i ARRSH, Ami Kozeli, ka folur për ndërtimin e rrugës së re, pas rrëshqitjeve të dheut në aksin Përrenjas-Librazhd. Ai u shpreh se nuk...

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas/ Kreu i ARRSH: U vendos ndërtimi i një rruge të re alternative dhe prishja e urës

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli njoftoi sot përmes një konference për shtyp se do të ndërtohet një rrugë e re përgjatë hekurudhës...

Zbuloni vetitë çudibërëse të xhinxherit!

Për mijëra vjet, xhinxheri është përdorur për trajtimin e sëmundjeve të panumërta për shkak të efekteve të tij të fuqishme terapeutike dhe parandaluese. Xhinxhenri ka...

VIDEO/ E rrallë në Turqi! Lojtari ndërpret ndeshjen, i bën masazh kardiak pulëbardhës

Një ndeshje e futbollit amator në Turqi mes Istanbul Yurdum dhe Mevlanakapi Guzelhisar do të mbahet mend jo për rezultatin, por për një gjest...

Tragjedi në Chiang Mai në Tajlandë, nga sëmundja misterioze humbin jetën 72 gjitarë

Autoritetet veterinare dhe zyrtarët lokal janë në një hetim të gjerë pas ngordhjes së 72 tigrave brenda rreth 2 javësh në dy objekte të...

Emëroi një rus në përfaqësi: Shpallet e pandehur ambasadorja shqiptare në Gjermani, Aida Sakiqi

E akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ambasadorja e konsideruar si mikeshë e gruas së kryeministrit, Linda Rama, përballet me hetim penal... Aida...