17.4 C
Elbasan

Meta dekreton Evis Kushin si ministren e re të Arsimit

Evis Kushi ka marrë edhe firmën e Presidentit për të marrë nën drejtim Ministrinë e Arsimit. Ilir Meta sapo ka marrë kërkesën nga kryeministri Rama, ka dekretuar emrin e deputetes socialiste për të drejtuar dikasterin që mbeti bosh pas largimit të Besa Shahinit.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emrin e Evis Kushit për të drejtuar Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

Kreu i Shtetit nuk ka hezituar të hedhë firmën e tij për deputeten socialiste që do të drejtojë dikasterin e lënë bosh pas largimit të Besa Shahinit në ditën e parë të shkollës.

Sipas njoftimit të Presidencës, Ilir Meta e ka dekretuar Ministren e re të Arsimit pak minuta pasi kërkesa e kryeministrit Rama i ka mbërrritur mbi tryezën e punës.

Kjo firmë e Presidentit ka lehtësuar edhe kreun e qeverisë shqiptare, i cili drejt Berlinit niset pa merak për drejtimin e kësaj Ministrie.

 

Ora tv

Lajme të tjera

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...