14.8 C
Elbasan

Meta dekreton Skender Topin si rektor të Universitet të Elbasanit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u dorëzoi sot dekretet e emërimit rektorëvetë universiteteve publike, të shpallur fitues nga zgjedhjet e 30 korrikut.

Sot në Presidencë u organizua ceremonia e posaçme, ku 12 rektorë, morën zyrtarisht detyrën. Rektorët e rinj, do të drejtojnë për katër vitet e ardhshme institucionet publike të arsimit të lartë në vend.Presidenti Meta gjatë fjalës së tij u shpreh: Zgjedhja dhe përzgjedhja juaj erdhi nëpërmjet një procesi jo të lehtë, veçanërisht prej situatës së pazakonshme të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’u përshtatur me masa të cilat shpesh edhe u kontestuan.

Prandaj edhe sfidat përpara jush janë të vështira por jo të pamundura.  

Sfidat dhe vështirësitë me të cilat do të përballeni do të jenë të shumta, sidomos në këtë periudhë pandemie e cila kërkon edhe më shumë impenjim dhe strategji të veçantë për të garantuar cilësi dhe studime sa më efektive. Me marrjen e detyrës suaj, ju nxis të punoni pa u lodhur për t’i transformuar universitetet në qendra më aktive shkencore.

Kreu i shtetit, bëri të ditur se, ’Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa e madhe e vendit tonë.  Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë. Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe! U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe pune. Shqipëria ka nevojë për ‘brain gain’ dhe jo ‘brain drain’

Presidenti Meta theksoi se: ‘Njëkohësisht tërheq vëmendjen tuaj dhe kërkoj angazhimin dhe vendosmërinë tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e universiteteve, duke i mbajtur ato sa më larg politikës dhe ndikimeve dhe qëllimeve të saj.

Liria akademike, autonomia financiare dhe organizative në përputhje me legjislacionin në fuqi janë të rëndësishme për Institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe vendosmëria e përkushtimi juaj për t’i mbrojtur ato duhet të jetë parimor dhe i pa kompromis’.

Rektorët fitues në zgjedhjet e fundit universitare të cilët kanë marrë sot zyrtarisht detyrën pas dekreteve të emërimit të Presidentit janë:

Universiteti i Tiranës                                       – Artan Hoxha

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë                      – Arben Gjata

Universiteti Politeknik i Tiranës                     – Andrea Maliqari

Universiteti Bujqësor i Tiranës                       – Fatbardh Sallaku

Universiteti i Sporteve të Tiranës                   – Agron Kasa

Universiteti i Arteve                                       – Kastriot Çaushi

Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’, Durrës     – Kseanela Sotirofski

Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’, Elbasan – Skënder Topi

Universiteti Fan.S. Noli, Korçë                      – Dhimitri Bello

Universiteti ‘Luigj Gurakuqi’, Shkodër        – Suzana Golemi        

Universiteti Ismail Qemali, Vlorë                  – Roland Zisi

Universiteti ‘Eqrem Çabej’, Gjirokastër        – Bektash Mema

 

1 / 15

 

Në fjalën e Tij përshëndetëse Presidenti Meta, u shpreh:

Të nderuar rektorë dhe rektore të sapo zgjedhur të universiteteve publike të vendit.

‘Mendja e një kombi është arsimi,’ ka thënë Sami Frashëri. Ndaj e gjithë pasuria jonë intelektuale kombëtare zhvillohet dhe rritet në auditorët e institucioneve të arsimit të lartë, në mnyrë të veçantë për të cilat ju jeni zgjedhur t’i drejtoni, duke bërë kështu që përgjegjësia e detyrës suaj të jetë tejet e lartë dhe jetike për të ardhmen e vendit.

Zgjedhja dhe përzgjedhja juaj erdhi nëpërmjet një procesi jo të lehtë, veçanërisht prej situatës të pazakonshme të pandemisë, të papriturave dhe përpjekjeve për t’u përshtatur me masa të cilat shpesh edhe u kontestuan. Prandaj edhe sfidat përpara jush janë të vështira por jo të pamundura.

Sfidat dhe vështirësitë me të cilat do përballeni do jenë të shumta, sidomos në këtë periudhë pandemie e cila kërkon edhe më shumë impenjim dhe strategji të veçantë për të garantuar cilësi dhe studime sa më të efektshme, duke ruajtur dhe shëndëtin e studentëve, por edhe të gjithë personelit.

Me marrjen e detyrës suaj, ju nxis të punoni pa u lodhur për t’i transformuar universitetet në qendra më aktive shkencore.

Çdo njëri prej jush, përfaqëson një përvojë të gjatë dhe e suksesshme akademike ndaj ju inkurajoj të shpalosni më së miri këtë përvojë dhe njohuritë tuaja që sistemi arsimor në vendin tonë të jetë sa më cilësor, i shëndetshëm, i qëndrueshëm, novator dhe konkurrues.

Sistemi ynë universitar duhet të ndjekë me hapa të shpejtë ndryshimet që ndodhin në fushën e edukimit në botë. Ai duhet të bazohet mbi kurrikula sa më bashkëkohore, duke orientuar studentin dhe dijen, drejt kërkimit shkencor apo hulumtimeve me qëllime jo vetëm lokale por sidomos rajonale dhe globale.

Ne kemi nevojë për një arsimin universitar që  përgatit rininë tonë të jetë e aftë t’i përgjigjet me sukses të gjitha sfidave të globalizimit, të përshtatet me tregun e punës dhe të ketë aftësitë e duhura shkencore dhe njohuritë akademike për t’u përfshirë sa më lehtësisht në tregun e punës brenda dhe jashtë vendit, në institucionet publike dhe sipërmarrjet private.

Jam i bindur se do punoni me përkushtim bashkë me stafin tuaj akademik në përdorimin e metodologjive më bashkëkohore për t’u mundësuar studentëve një mendim sa më kritik dhe sa më krijues.

Është shumë e rëndësishme lidhja e dëgëve të studimit universitar nw tregun e punës, duke motivuar dhe mbështetur idetë inovatore të studentëve për hapjen e bizneseve të reja, sidomos star-up, te cilat janë sot një trend i përgjithshëm global dhe ndihmojnë shumë për të nxitur punësimin e të rinjve.

Zgjerojini bibliotekat në institucionet tuaja dhe pasurojini ato me literaturën më të fundit dhe më prestigjioze. Investoni në laboratorë dhe infrastrukturën mësimore dhe krijoni sa më shumë hapësira universitare.

‘Të edukosh mendjen pa edukuar zemrën nuk është aspak edukim’ na mëson  Aristoteli.

Ndaj përpos përgatitjes individuale, studentët tanë duhen frymëzuar dhe u duhen krijuar kushte për të kontribuar e ndërtuar me zemër dhe atdhedashuri një shoqëri më demokratike, më të hapur, më tolerante e bashkëpunuese, më paqësore për të arritur një zhvillim më të qëndrueshëm e të sigurt të vendit.

Duke shpalosur angazhimin tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe autonominë e universitetit, duke e mbajtur atë sa më larg politikës dhe ndikimeve të saj.

Rinia shqiptare është e mrekullueshme, e zgjuar dhe e talentuar. Ndaj duhet punuar që rinia jonë ta ndërtojë këtu të ardhmen e saj. Të bëhet një arkitekte e ëndrrave të veta në këtë vend.

‘Shpresa më e madhe e një kombi bazohet mbi arsimimin e mirë të rinisë së vet,’ ka thënë Erasmus.

Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç pëër të ardhmen.

Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!

U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Shqipëria ka nevojë për ‘brain gain’ dhe jo ‘brain drain.’

I bëj apel edhe qeverisë të mbështesë sa më shumë institucionet e arsimit të lartë pasi ato hasin vështirësi në ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve përkatëse. Kjo duke filluar miratimin e kuadrit të plotë ligjor normativ për arsimin e lartë deri tek rritja e mbështetes financiare nga Buxheti i Shtetit, e cila vazhdon të mbetet e ulët, në veçanti për kërkimin shkencor dhe inovacionet.

Njëkohësisht do të doja të tërhiqja vëmendjen tuaj dhe kërkoja angazhimin dhe vendosmërinë tuaj të plotë për forcimin e autoritetit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe veçanërisht autonominë e universitetit, duke e mbajtur atë sa më larg politikës dhe qëllimeve të saj.

Liria akademike, autonomia financiare dhe organizative në përputhje me legjislacionin në fuqi janë të rëndësishme për Institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe vendosmëria e përkushtimi juaj për t’i mbrojtur ato duhet të jetë parimor dhe i pa kompromis.

Arsimi është një simbol i edukimit, kulturës dhe shkencës, duhet mbështetur, promovohet dhe të shërbejë ndër të tjera edhe si promotor kryesor i integrimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian.

Të nderuar rektorë dhe rektore

Unë ju uroj një punë të mbarë dhe ju nxis të jepni më të mirën tuaj në misionin fisnik që po ndërmerrni dhe shfrytëzoj këtë rast të falenderoj dhe t’u shpreh mirënjohjen time më të thellë të gjithë pedagogëve dhe profesorëve të cilët kanë dhënë ndër vite e vazhdojnë të japin edhe sot një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e arsimit, mësimdhënies dhe të shkencës.

Punë të mbarë!

Lajme të tjera

Stina e mandarinave, mësoni vlerat ushqyese të tyre

Mandarinat janë agjentë të pastrimit të gjakut dhe përdoren gjerësisht si pastrues, pasi ato janë të njohura se ndihmojnë në nxjerrjen e substancave toksike...

Vizitoi Nuredin Dumanin, mjeku: Kur shkova në spital, një makinë më ndiqte nga pas, edhe në shtëpi ika me frikë

zbardhur detaje nga dëshmia e Julian Malaj, mjekut që vizitoi Nuredin Dumanin gjatë kohës që ai ishte i plagosur. Në dëshminë e tij në Prokurorinë...

EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga burri i motrës në derë të shtëpisë, tre ditë më parë varrosën babanë

Një ngjarje e rëndë tronditi Malishevën ditën e sotme. Dy vëllezër, Driton Morina dhe Naim Morina u vranë me armë zjarri para derës së...

E rëndë në Kosovë, vriten me armë dy vëllezër, autori dyshohet dhëndri i tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Golluboc të Malishevës. Dy persona janë vrarë me aqrmë zjarri. Sipas mediave lokale,  viktimat dyshohet se janë...

Zbardhet plagosja në Bathore, arrestohet autori, qëlloi 24-vjeçarin me armë

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në Bathore ku mbeti i plagosur me armë zjarri 24-vjeçari Elvis...

“Kishte lidhje intime me të birin”/ Vrau bashkëshorten dhe plagosi djalin e saj, burg përjetë për 47-vjeçarin shqiptar në Selanik

Gjykata e Selanikut  ka dënuar me burg përjetë 47-vjeçarin shqiptar i cili vrau gruan e tij dhe plagosi me thikë të birin e saj,...