12.3 C
Elbasan

Ministeriali i Mbrojtjes, Xhaçka konfirmon: Do jemi në Kosovë, Afganistan, Letoni

Shqipëria rikonfirmon pjesëmarrjen e saj në të gjtha misionet ku Forcat e Armatosura janë të angazhuara. Kështu ka theksuar ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë Ministerialit të Mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të NATO-s, i mbledhur për të dytën herë online për shkak të COVID-19. Ky takim ishte parashikuar që të mbahej në Tiranë, por pandemia e 3 muajve të fundit e bëri të pamundur organizimin në vendin tonë, të një prej eventeve më të rëndësishme vjetore të Aleancës.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj, tha se “Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni dhe po punojmë për një mision të përbashkët në Irak në kuadër të Kartës së Adriatikut, drejtimin e së cilës e ka vendi ynë.
Vlerësim për burrat dhe gratë në uniformë, kontributi i të cilëve janë siguria që misionet e operacionet të vazhdojnë pavarësisht pandemisë”.

Ministrja e Mbrojtjes propozoi fokus të veçantë të NATO-s për mbrojtjen dhe deterrancën në krahun jugor të Aleancës.

Duke vlerësuar rolin vendimtar që NATO ka në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta, ministrja e Mbrojtjes tha se një aleancë e bashkuar dhe solidare është përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të NATO-s.

Në qendër të diskutimeve të dy ditëve të Ministerialit, janë misionet e operacionet e NATO-s si, si dhe mbrojtja e deterranca në Aleancën më të madhe ushtarake në botë.
Të enjtjen, ministrat e Mbrojtjes së NATO do të diskutojnë mbi masat që po merren për fazën e dytë të pandemisë në vendet e aleancës

ATSH

Lajme të tjera

GJOBAT PA NJOFTIM/ Shumë drejtues mjetesh i mësojnë kur ndalohen nga policia

Gjobat e pa njoftuara po shqetësojnë drejtuesit e mjeteve, të cilët shpesh i zbulojnë ato me vonesë. Ekspertët thonë se mungesa e komunikimit nuk...

Aksident në aeroportin e New York-ut, avioni me pasagjerë përplaset me zjarrfikësen në pistë, humbin jetën dy pilotët

Dy pilotë humbën jetën dhe dy persona të tjerë u plagosën pas një përplasjeje mes një avioni pasagjerësh dhe një kamioni zjarrfikës në LaGuardia...

Dyfishohet çmimi i pesticideve, ankohen fermerët në Fier: Kostot janë rritur shumë në krahasim me një vit më parë

Dyfishimi i çmimeve të pesticideve dhe plehrave kimike po i vendos në vështirësi të mëdha fermerët e ullishtave në Fier Në këtë periudhë të krasitjes...

Rëndohet bilanci i viktimave të qëlluar me armë zjarri në Podujevë, ndërron jetë edhe një prej të plagosurave

Me kalimin e orëve është rënduar bilanci i viktimave në Podujevë, pasi u qëlluan me armë zjarri. Ka ndërruar jetë një nga të plagosurat e...

Rritja e çmimit të karburanteve, Mitsotakis shpall planin 300 milionë euro të masave lehtësuese: Ulje e menjëhershme me 20 cent për litër

Në një moment kur çmimet e benzinës dhe naftës po kapnin shifrën rreth 2.1 euro për litër në qytetet e mëdha dhe shumë më...

Molotovë dhe përplasje me policinë në protestë, 14 të arrestuar, 9 persona hetohen të lirë. Procedohet deputeti i PD

14 persona janë arrestuar në lidhje me tensionet gjatë proetstës kombëtare të zhvilluar dje nga opozita. 9 persona të tjerë po hetohen në gjendje...