10.5 C
Elbasan

Ministri i Shëndetësisë në Itali: Ne ia dolëm, më e keqja ka kaluar

Ministri i Shëndetësisë në Itali ka komentuar së fundmi punën e bërë nga vendi për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Sipas Roberto Speranzas, Italia ka ende goxha punë për ta eliminuar virusin ndërsa shtoi se më e keqja ka kaluar tashmë sa i përket krizës.

“Mendoj se Italia ia doli. Nuk jam duke menduar për qeverinë, por për vendin si një të tërë. E kemi kaluar stuhinë, edhe pse nuk jemi akoma një parajsë e sigurt,” deklaroi Speranza.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali, 15 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 128 raste të reja janë konfirmuar.

Ne ishim të parët që u goditën në botë pas Kinës. Ne nuk kishim një manual udhëzimi, duhet të mësonim rreth virusit, “tha Speranza.

“Situata ndërkombëtare është shqetësuese, jemi në momentin më të keq të epidemisë në botë,” shtoi ai, duke paralajmëruar se kriza do të mbetet “vetëm një gjë e së kaluarës”, kur të zhvillohet një vaksinë e suksesshme. /abcnews.al/

Lajme të tjera

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

UEFA njoftoi mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje dhe një gjobë për Real Madridin për shkak të “sjelljes raciste nga tifozët...

“Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral”, Berisha: Taulant Balla, kriminel që trafikonte prostituta! Fliste me Mario Çelën për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë...

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit Ahmetaj...