15.5 C
Elbasan

Ministrja e Arsimit: Deklaratat e mia u keqkuptuan, por fëmijët s’mund të ngrihen kundër qeverisë

E ftuar në RTV ora, ministrja e Arsimit Evis Kushi u shpreh se ajo që e ka shqetësuar më shumë është nxitje dhe përdorimi i minorenëve për akte dhune.

Kushi tha se ka indicie që në pjesëmarrje të protestës kanë qenë disa nga opozita dhe se deklaratat e saj për riedukimin e të rinjve janë keqkuptuar.

Kushi: Ajo që na ka shqetësuar ne më shumë nuk ka qenë protesta, e vlerësojmë protestën kur është paqësore, të cilët kanë dhënë rezultat. Dhuna nuk është asnjëherë zgjidhje për të arritur qëllimet. Ajo që më shqetëson është nxitje dhe përdorimi i minorenëve për akte dhune. Në 30 vite nuk kemi parë akte të tilla ku përfshihen fëmijët.

Ky është shqetësimi më i madh që duhet të kemi si shoqëri. Ne kemi përgjegjësi për edukimin e këtyre të rinjve. Ne duhet t’i edukojmë këta persona me vlerat më të mira. Ne duhet t’i ndihmojmë këta të rinjtë që ushtrojnë dhunë. Ka indicie që në pjesëmarrje të protestës kanë qenë disa nga opozita. Në disa qytete të vendit janë sulmuar selitë e PS-së. Nga ana tjetër nuk kam parë asnjë nga përfaqësuesit e opozitës që të bëjnë thirrje për të ndaluar dhunën.

Kushi shtoi se fëmijët e kanë të vështire të kenë një revoltë dhe të ngrihen kundër qeverisë dhe ministrit të Brendshëm.

Kushi: Deklarata e mia janë keqkuptuar, sepse i kam bërë vetëm për minorenë. E ka për detyrë psikologu i shkollës që t’i ndihmojnë këta fëmijë si duhet. Fëmijë që thyejnë xhama, shkulin semaforë dhe djegin pemë, janë akte dhune. Edhe sikur që fëmija  të ketë një revoltë, edhe pse më duket e vështirë që fëmijët të ngrihen kundër qeverisë dhe ministrit të Brendshëm. Ne duhet t’i mësojmë se fëmijët të reagojnë në mënyrë paqësore. Unë jam shqetësuar këto ditë dhe jam e sigurt që edhe prindërit e tyre janë shqetësuar për ata fëmijë.

Ora news

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...