8.2 C
Elbasan

Mjafton të jeni mbi 18-vjeç, sot dhe nesër ditët e hapura të vaksinimit anti-COVID

Fushata e vaksinimit në Shqipëri kundër covid-19, vijon për të gjitha moshat. Ndërkohë  sot dhe nesër do kenë mundësi të vaksinohen të gjithë qytetarët që kanë dëshirë, mjafton te jenë mbi 18 vjeç.

Nisma është ndërmarrë nga Ministria e Shëndetësisë dhe u shpall të shtunën. Këtë nismë mësohet se e kanë mirëpritur mbi 4 mijë qytetarë që deri paraditen e djeshme kanë aplikuar në e-Albania për t’u bërë pjesë e procesit.

Kujtojmë se 24,040 vaksina anti-COVID kanë mbërritur në Shqipëri, një ditë më parë, ndërkohë që në total deri më tani në vend kanë ardhur 1,103,690 doza.

“24,040 vaksina anticovid sapo kanë mbërritur në Shqipëri. Në Aeroportin “Nënë Tereza” mbërritën sot 14,040 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së qeverisë shqiptare si dhe mbështetjes së Bashkimit Europian, ndërsa në mbrëmje mbërritën në IShP edhe 10,000 doza të vaksinës AstraZeneca, mbështetje e Qeverisë së Kroacisë për vendin tonë. 1,103,690 doza vaksine anticovid kanë mbërritur deri tani , teksa nesër nisin dy ditët e vaksinimit të hapur për të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç”, tha Manastirliu një ditë më parë. /e.l/abcnews.al/

Lajme të tjera

Raporti i KLSH: Bashkia e Elbasanit, prokurime me mangësi dhe dëm ekonomik

Nga Fatbardha Nergjoni Një auditim i realizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) për një vit kalendarik në bashkinë Elbasan ka evidentuar mangësi në...

Vrau të dashurin e më pas nusen e xhaxhait të saj, si ndodhi ngjarja e rëndë në Podujevë, autorja 30-vjeçare në gjendje kritike në...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një natë më parë në Podujevë, me pasojë dy viktima dhe një të plagosur. një 30-vjeçare e identifikuar si...

Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Qytetarët e Elbasan po përballen me një situatë të vështirë ekonomike për shkak të rritjes së menjëhershme të çmimeve të produkteve bazë, përveç rritjes...

Ushqime që duhet të konsumoni më shumë këtë periudhë

Disa përbërës të zakonshëm mund të kenë efekte të fuqishme pozitive në shëndetin tonë. Ja disa përbërës që ia vlen t’i shtoni më shumë...

Shembja e rrugës në Librazhd u harrua, gërryerja e Shkumbinit vazhdon pa kontroll

Edhe pse ka kaluar vetëm një muaj nga shembja e aksit rrugor në Librazhd, situata në terren mbetet po aq alarmante, në mos më...

Vendet bosh të punës po i plotësojnë pensionistët, shtohen 10 mijë në 2025-n, bien të tjerët

Ecuria e tregut të punës në Shqipëri për vitin 2025 tregon se teksa ekonomia rritet, vendet e reja të punës janë ekskluzivitet i vetëm...