11 C
Elbasan

Mjekja nga Gjermania: Në Shqipëri ka rritje të pakuptueshme, Shqipëria po del kundër OBSH

Aurora Meta-Dollenberg, mjeke shqiptare në Gjermani, e cila gjithashtu është pjesë e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Evropë thotë se, në vendin ku ajo jeton dhe punon nuk ka pasur shtim të rasteve gjatë ditëve të fundit.

Për situatën në Shqipëri, e cila është krejtësisht e ndryshme, znj. Meta-Dollenberg thekson se është e pakuptueshme ajo që po ndodh në vendin tonë.

“Situata në Shqipëri po më krijon shumë keqardhje dhe shqetësim. Është një rritje deri diku e pa kuptueshme për ne që punojmë jashtë. Mund të them se në një qendër spitalore siç është QSUT, akoma nuk po aplikohet testimi standard për të gjithë pacientët që shtrohen në spital, mendoj rritja e numrit të të infektuarve është një gjë e pa evitueshme”, u shpreh mjekja shqiptare për Euronews.

Për mos testimin e të afërmve në rastet kur në një familje identifikohet një person pozitiv me COVID-19, Aurora Meta-Dollenberg tha se kjo është kundër rekomandimeve që jep Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Nuk është absolutisht në rregull që në qoftë se në një person ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me një pacient pozitiv, ai të mos testohet. Kjo është kundër protokolleve të OBSH-së”, tha ajo.

Për mënyrën e kryerjes së testimeve dhe krahasim me Gjermaninë,  Meta-Dollenberg e konsideroi absurd faktin që testimet kryhen vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik. “Nuk mund të centralizosh testimet, të cilat janë të nevojshme kudo, në të gjithë hierarkinë e sistemit të kujdesit shëndetësor. Në Gjermani kryhen në çdo spital, qoftë shtetëror apo privat”, tha mjekja.

“Kam një thirrje për kolegët e mirë në urgjenca apo kudo ku pranohen pacientë të patestuar, që të ngrenë zëri ndaj institucioneve që të mos pranojnë në kushte të tilla pasi në fund të fundit është mjeku ai që ka përgjegjësinë edhe etike mbi sistemin shëndetësor. Patjetër që qeveria ka përgjegjësinë e saj madhore, por nëse nuk vjen nga qeveria të vijë nga popullata apo personeli mjekësor një revoltë për diagnostifikim”, përfundoi Meta-Dollenberg.

realnews

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...