8.8 C
Elbasan

Mjekja nga spitali Covid: Ditë të vështira, po dominojnë moshat e reja pa sëmundje të tjera!

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, publikon në Facebook mesazhin e mjekes Migena Qato, e cila iu bën thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat kundër koronavirusit.

Manastirliu në postimin e saj thekson se në spitalet COVID vijon beteja e përditshme për jetën, në përballje me një virus të rrezikshëm që nuk bën dallim dhe po prek edhe të rinj, që sot po marrin trajtim në spital.

Në spitalet COVID vijon beteja e përditshme për jetën, në përballje me një virus të rrezikshëm që nuk bën dallim dhe po prek edhe të rinj, që sot po marrin trajtim në spital. #RespektoRregullat↔️?? Jep kontributin tënd për të frenuar përhapjen e koronavirusit! #TëNdihmojmëEkipetMjekësore?? ?#COVID19?”, shkruan ministrja.

Ja mesazhi i plotë i mjekes:

“Po përballemi me një pandemi të përmasave, që kurrë më parë nuk ishim përballur. Ditët e fundit kanë qenë jo të lehta për ne, pasi numri i rasteve është shtuar në mënyrë të konsiderueshme dhe jo vetëm kaq. Tani dominojnë për fat të keq edhe mosha të reja, të cilat kanë qenë të paprekura nga sëmundje të tjera më parë. Ndaj apeli shkon që të jemi shumë të kujdesshëm, të ruajmë distancën sociale, sepse tani Covid nuk ka më preference në moshë, nuk po kursen asnjë subjekt të popullatës. Ndaj jeni të kujdesshëm, mbroni veten tuaj dhe të afërmit”, shprehet mjekja./abcnews.al

Lajme të tjera

Do të lundrojnë në fund të detit”, Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane. Sapo më...

Mediat: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet iraniane tronditin qytetin

Në një fundjavë dimërore – sezoni kulmor turistik – plazhet, qendrat tregtare dhe brunch-et e hoteleve të qytetit zakonisht do të ishin plot. Në...

Ilir Proda shkarkohet nga detyra

Dhuna vandale e Partisë Demokratike në bllok mbrëmë erdhi dhe si pasojë e paaftësisë se policisë për të mbrojtur qytetarët që u goditën prej...

Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait

Tensionet ne Lindjen e Mesme pas bombardimit te Iranit dhe reagimit te Teheranit drejt shteteve te Gjirit dhe situata e komplikuar qe ka pasuar,...

EMRAT/ Ekstradohen tre shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Tre shtetas janë ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm...

Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit

Arrestohet ish‑drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas shkatërrimit të objekteve të punës dhe përdorimit...