14.8 C
Elbasan

Mjekja: Trajtimi në shtëpi pa u konsultuar me specialistin, çon në përkeqësimin pacientëve me Covid

Të infektuarit me koronavirus që po trajtohen në spitalet Covid dhe ato rajonale për më shumë se dy javë nuk kanë zbritur nën 600, por peshën më të madhe të pacientëve po e mbajnë Infektivi dhe “Shefqet Ndroqi”.

Tek ish Sanatoriumi mjekja Eugerta Dilka na tregon se kapacitetet po shkojnë drejt ezaurimit  dhe pjesa më e madhe e pacientëve janë në gjendje të rëndë.

“Situata vijon të rëndë jemi drejt ezaurimit të kapaciteteve të vendit të spitalit, pasi pacientët vijnë në gjendje të rëndë. Pothuajse 2/3 e pacientëve në spital janë të një moshe mesatare nga 30 në 60 vjeç dhe shikojmë se është rritur shumë agresiviteti i virusit”, ka thënë mjekja.

Përballë kësaj situate mjekët përveç thirrjes për të respektuar masat kundër infektimit  apelojnë dhe për të mos neglizhuar konsultën me mjekun e familjes në rastin më të parë që vëreni se diçka  nuk po shkon si duhet në shëndetin tuaj.

Për rëndimin e shëndetit të të infektuarve me Covid 19 mjekja Eugerta Dilka rendit disa arsye.

“Pacientët që vijnë dhe shtrohen në spitalin tonë janë në gjendje të rëndë kjo dhe për shkak të mostrajtimit dhe paraqitjes te mjeku i familjes.Kemi pasur raste që kanë refuzuar shtrimin në momentin e parë që kanë ardhur, dhe pas një ditë gjendja e tyre është përkeqësuar duke përfunduar dhe në humbjen e jetës”, është shprehur ndër të tjera mjekja.

Përballë kësaj situate përveç thirrjes për të mos neglizhuar masat kufizuese, mjekët bëjnë thirrje që të mos neglizhohet dhe komunikimi me mjekun e familjes në rastin e parë që duket se në shëndetin tuaj nuk shkon diçka./abcnews.al

Lajme të tjera

Lëvizje në radhët drejtuese të policisë, ndryshojnë shefat e komisariateve në Pogradec, Krujë dhe Bulqizë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur një sërë ndryshimesh në drejtimin e disa komisariateve në vend. Sipas vendimeve të reja,...

Abuzime me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon 34 vite burg për 23 të pandehur

SPAK shpalli pretencën ndaj 23 të akuzuarve të Universitetit Bujqësor të implikuar në nëntë tendera fiktivë me vlerë 90 milionë lekë. Prokurori Dritan Prençi kërkoi...

Sherr mes të rinjve në Greqi/ U godit me thikë nga një shtetas grek gjatë një sherri, humb jetën 17-vjeçari shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korinth, ku një 17-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një sherri me një të ri grek. Sipas autoriteteve...

Rama mbledh qeverinë pas ndryshimeve, Spiropali dhe Vengu nuk janë të pranishëm pas shkarkimit

Pak orë pas ndryshimeve në kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e së premtes ministrat e qeverisë. Ish-ministrat Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu...

Nxirret trupi i pajetë i një gruaje nga lumi Osum, dyshimet e policisë

Rreth orës 07:40, është nxjerrë nga familjarët, nga ujërat e lumit Osum, trupi i pajetë i shtetases M. M., 58 vjeçe, e cila dyshohet...

Shembja në aksin Librazhd–Përrenjas, riparimi i rrugës pritet të marrë një kohë të gjatë

Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Përrenjas, në afërsi të fshatit Dragostunjë, pritet të marrë një kohë të gjatë, në rastin më...