12.3 C
Elbasan

Mjeku Kalo: Mbani distancën fizike, shqetësuese rritja e rasteve te të rinjtë nën 35 vjeç

Përmes një postimi në Facebook mjeku Tritan Kalo u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë këshillat për distancim fizik.

Ai ka ngritur shqetësimin edhe në lidhje me shtimin e rasteve te moshat e reja, kryesisht nënë 35-vjeç.

Kalo: Një fundjavë si shumë të tjera në këto muaj sfide me Sars-Cov2/Covid-19….Fillon me “gjimnastikën e mëngjesit”, vajtja në këmbë në QSUT sepse mungojnë urbanët, vijon me mbritjen në pavjon ku të pret Anxhi, një prej infermjereve tona të palodhura e cila gjindet aty pas një natë të ngarkuar, dhe pas veshjes se PPE-ve në pavjon fillojnë vizitat e bisedat për shqetsimet e të smurëve jo të pakët të këtyre javëve te fundit…

Një dukuri e veçantë në ecurinë e këtyre ditëve të kësaj “flame mbarëbotërore”, janë shtimet e rasteve në të rinjtë, nën 35 vjeç…Pamje e mëposhtëme alarmuese të CT-Cannereve u përkasin pikërisht dy prej tyre….KURRË mos të harroni se Sars-Cov2/Covid-19 PREK ÇDO MOSHË si dhe lëndon me rrezik jetëmarrëse jo vetëm ata me KOMORBOZITETE dhe MOSHAT e treta.….BËNI kujdes vëllezër e motra….Zbatoni me bindje e përpikmëri këshillat e PROFESIONISTËVE për distancim fizik, higjenë personale, ajrim të mjediseve, ushqim, rehidrim, mbajtjen e maskave në mjediset e mbyllura apo të mbipopulluara….

Përkujdesuni si për jetët tuaja por edhe të atyre që gjallojnë pranë jush…Tirana këto kohët e fundit sikur “nuk e ndjen fare” erën e dezinfektimit të rrugëve dhe të mjediseve publike, e jo vetëm…HIGJENA kolektive është një domozdoshmëri në këtë sfidë…..Po ashtu miq, kolegë, dashamirës dhe bashkëkombas, Sars-Cov-2/COVID-19 NUKU ka përkatësi partiake dhe ajo nuk “përkëdhel” të majtët apo të djathtët…Është nje virus sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës “Pa dallim Feje, Krahine dhe Ideje”…..MIRËBESIMI reciprok dhe NDËRGJEGJËSIMI kurrë nuk duhet t’ju mungojë….ASGJË nuku është e pamundëshme kur NE bëhemi bashkë në përpjekjet tona….Gjelbërimi e frutëzimi i ullinjve në oborrin e spitalit Covid-1, Shërbimi i Sëmundjeve Infektive në QSUT, janë një dëshmitar i këtij optimizmi real….Together forever!!!

/Ora News.tv/

 

Lajme të tjera

Elbasan/ I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Targeti”, duke vënë në pranga një 37-vjeçar të dënuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafikim...

SPAK publikon raportin e vitit 2025, rritet me 3.8% numri i hetimeve të përfunduara

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka publikuar raportin vjetor për vitin 2025. Në raportin vjetor SPAK bën me dije se numri i hetimeve të përfunduara në...

Sërish sirena alarmi në Akrotiri të Qipros, autoritetet thirrje banorëve: Tregoni kujdes të shtuar, ekziston kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë

Pas sulmit fillestar iranian me dronë në Akrotiri të Qipros, ku ndodhet një bazë ushtarake britanike, sirenat e alarmit kanë rënë sërish për banorët...

Durrës/ Pas një konflikti familjar, 44-vjeçari sulmon policët

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar në Durrës, pasi ka fyer dhe kanosur dy punonjës të Policisë gjatë kohës që ndodhej...

U kap me kokainë gati të ndara në doza, arrestohet 18-vjeçari në Elbasan

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 18-vjeçar të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në pranga ra shtetasi M. L., pasi më 7...

Prokuroria Speciale e SPAK-u marrëveshje për ekipe të përbashkëta hetimore

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj e drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Klodjan...