3.5 C
Elbasan

“Mos shkoni me pushime verore pa miratuar reformën zgjedhore”, Luigi Di Maio telefonon Bashën dhe Ramën

Ministri i Jashtëm Italian ka zhvilluar dy biseda telefonike ditën e sotme, njërën me kryeministrin Rama dhe tjetrën me kryedemokratin Basha. Ky interesim i ministrit Di Maio ndodhë në kuadër të diskutimeve për reformën zgjedhore në vendin tonë. Gjatë bisedave telefonike ministri italian ka shprehur vlerësimin e tij për marrëveshjen e arritur deri tani dhe i inkurajon palët që të arrijnë ta finalizojnë të plotë marrëveshjen zgjedhore para pushimeve verore.

“Çështjet që ende duhen diskutuar janë të rëndësishme, por po kaq e rëndësishme është ruajtja e një fryme konstruktive si dhe të qenit të hapur për dialog. Miratimi i një ligji të ri zgjedhor konfirmon faktin se të dy palët mund të punojnë së bashku për arritjen e objektivave të përbashkëta”, është shprehur Di Maio.

Ministri Di Maio, gjatë bisedës me Kryeministrin shqiptar nënvizoi gjithashtu rëndësinë për të vijuar me procesin e reformave, të cilat, sipas ministrit duhet të jenë të përbashkëta dhe të kenë jetëgjatësi  parë dhe nën këndvështrimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”

“Për Italinë mbetet një çështje kyçe puna për reformën në drejtësi, e cila duhet të realizohet plotësisht sa më shpejt. Realizimi i plotë i saj brenda një kohe të shkurtër është me rëndësi edhe për përmirësimin pasi do të ketë një impakt edhe në klimën e biznesit në Shqipëri”, është shprehur ministri italian.  Ministri e përgëzoi gjithashtu edhe për mbledhjen e fundit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian “çka dëshmon për seriozitetin dhe vendosmërinë e palës shqiptare në rrugën e përafrimit drejt Evropës. Italia i ofron Shqipërisë mbështetjen e saj të plotë në rrugëtimin e saj drejt BE-së”, ka thënë ministri.

Ministri Di Maio nuk ngurroi gjithashtu të kujtojë edhe personelin mjekësor që mbërriti nga Shqipëria gjatë krizës së pandemisë si dhe shprehu dëshirën për t’a falenderuar publikisht gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tiranë që mendon ta kryejë pas pushimeve verore.

Me synimin për të realizuar një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e ekonomisë si dhe për të zbutur efektet negative të krizës më të fundit të shkaktuar nga pandemia, Ministri di Maio propozoi aktivizimin sa më të shpejtë të Komisionit ekonomik të përbashkët Itali – Shqipëri, kuadër i cili mund të mundësojë dhënien e shtysës së duhur për rritjen e investimeve mes Italisë dhe Shqipërisë si dhe marrjen në konsideratë e më tej zgjidhjen e nevojave të sipërmarrësve italianë në Shqipëri dhe atyre shqiptarë në Itali.

Ndërsa gjatë bisedës me Kreun e PD, Ministri  italian shprehu sërish vlerësimin për përparimet në arritjen e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës përsa i përket reformës zgjedhore, duke shpresuar në ruajtjen e një fryme bashkëpunuese për vijueshmërinë me axhendën e reformave. “Realizimi i objektivave të përbashkëta në të mirën e Shqipërisë duhet të përqafohet nga të gjitha forcat politike pavarësisht dallimeve mes tyre” u shpreh Ministri. Ai theksoi në fund edhe rëndësinë e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian duke inkurajuar liderin e Partisë Demokratike të punojë në mënyrë aktive në arritjen e objektivave të rëndësishëm për procesin e integrimit shqiptar në BE.

fax web

Lajme të tjera

Digjet një banesë në Elbasan, 4 anëtarë mbeten pa strehë, shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Gurishtë–Shilbatër, njësia Administrative Tregan, duke u shkrumbuar pothuajse plotësisht. Banesa i përket shtetasit Arif Paeshti. Sipas...

Finalja e trazuar e Kupës së Afrikës: Senegali rrezikon përjshtimin nga Botërori

Finalja e Kupës së Afrikës për Kombe vazhdon të shkaktojë polemika edhe pas përfundimit të saj. Senegali vendosi të braktiste fushën për disa minuta, në...

“GJK po zhvillon farsën më të shëmtuar”, Rama: Duan të rrisin rrogat e gjyqtarëve me gjyq. Respekte për SPAK që nuk iu bashkua kësaj...

Kryeministri Edi Rama është shprehur përmes një postimi në X se sot Gjykata Kushtetuese po zhvillon ” farsën më të shëmtuar të imagjinueshme, e...

“Krim institucional”/ QSUT pa drita, mjeku psikiatër: U kalua vija e kuqe, në reanimacion sekondat vrasin

Mjeku psikiatër Neli Demi, ka reaguar ashpër pasi QSUT mbeti pa energji elektrike mbrëmjen e së hënës Në një reagim në rrjetet sociale, mjeku shkruan...

Aksident në unazën e qytetit të Cërrikut, përplasen dy automjete, mbeten të plagosur 2 persona

Një aksident ka ndodhur në unazën e qytetit të Cërrikut, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetër. Dy drejtuesit e mjeteve po marrin ndihme...

Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit deklaratë për media: Nuk u cënua kujdesi ndaj pacientëve, i burgosuri vdiq sepse…

Shefi i shërbimit të anestezi- reanimacionit, profesor Krenar Lilaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas situatës së paprecedentë të ndodhur mbrëmjen e...