Një fabrikë fasonerie në Lezhë me 300 punonjës ka protestuar sot për problemet e vazhdueshme me energjinë elektrike që i ka shkaktuar dëme në makineri dhe ulje të prodhimit.

Prej kohësh është kërkuar prej firmës që të gjendet zgjidhje nga OSHEE dhe ti jepet fund mungesës së energjisë për një fabrikë që nuk mund të prodhojë pa energji, ndërsa punonjësit kanë paga më të ulta sepse nuk mund të arrijnë normën.

Si pasoje e këtij problemi, firma ka pësuar edhe djegie të makinerive.