7.3 C
Elbasan

Municion luftarak dhe njësi kompjuterike, prangosen 3 persona në zonën e “5 majit”

Policia e Tiranës pas kontrolleve të shumta në zonën e “5 majit” ka prangosur 2 persona, 22 dhe 34 vjeç.

Policia bën me dije se këtyre personave u janë sekuestruar njësi kompjuterike, grirëse të lëndëve narkotike dhe municion luftarak.

Po ashtu, është prangosur edhe një faturues i energjisë elektrike për shpërdorim detyre, pasi nuk ka raportuar rastin.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve K. P., 22 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, sepse me datë 14.05.2021, në rrugën “5-Maj”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë me qira nga K. P., iu gjet dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa pajisje njësie kompjuterike, dy grirëse të lëndëve e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa, municion luftarak, si dhe iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Ndërsa shtetasi E. Z., duke qenë faturues i energjisë elektrike, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ora news

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...