17.4 C
Elbasan

Ndalohet në Vlorë jahti me rusë dhe ukrainas! Policia shqiptare kërkon informacione nga Interpoli.

Policia Kufitare ka sekestruar velierën me flamur amerikan që u pikas paraditen e djeshme në portin e Vlorës. Mjeti lundrues është çuar në pikën e bllokimit në Triport, kjo pasi dyshohet se po përdorej për trafikimin e lëndëve narkotike dhe se ishte e vjedhur.

Ndërkohë autoritetet shqiptare kanë nisur puna për verfikimin e 4 shtetasve të huaj që ishin në bordin e anijes.Shtetasit rus dhe ukrainas janë ndaluar nga efektivët e Vlorës, të cilët kanë kërkuar informacione nga Interpoli për të mësuar nëse ndonjë prej tyrë ka “hesape të palara” me drejtësinë e ndonjë vendi.

Ukrainasit dje treguan itinerarin e tyre se udhëtonin nga Turqia në Mal të Zi teksa shtuan se kishin ndaluar në Shqipëri pasi u kishte mbaruar karburanti. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse deklarimet e tyre janë të vërteta.

Vetëm pak javë më parë, edhe në Patok u gjet një velierë e braktisur, e cila kishtë si pronar një shtetas francez. Mjeti lundrues u vëzhgua për dy ditë rresht por askush nuk e vizitoi. Sipas pronarit, anija u parkua në Patok për shkak të probleme teknike që kishte pasur.

(k.m/dosja.al)

Lajme të tjera

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...

Lufta prek naftën në Shqipëri/ Ngrihet lehtë çmimi, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit si në Kosovë

Rritja e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare si pasojë e konfliktit në lindjen e mesme është reflektuar dhe në disa prej pikave të...

“Mos i fut lekët në tokë se prishen”, Franc Çopja orientoi “Eskobarin” shqiptar të investojë paratë në lingota ari

Në emisionin “Në Shënjestër” u publikuan bisedat e transkriptuara nga aplikacioni SkyEcc ku shihet se si kreu i grupit kriminal Franc Çopja kërkon të...