11.2 C
Elbasan

Ndërrojnë jetën 5 pacientë nga koronavirusi, nuk ndalen shifrat e larta të rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 5 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa shifrat e rasteve të reja vijojnë të mbeten të larta. Nga 3695 testime të kryera, kanë rezultuar 660 persona pozitivë.

Po gjatë këtyre orëve, janë shëruar 386 persona, duke e çuar 39,246  numrin total të të shëruarve. Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të respektojnë rregullat për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Shmangni grumbullimet dhe ruani distancimin fizik; vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesuni për higjenën vetjake.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju njeh me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 3695 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 660 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (14 Janar 2021)

Raste të reja ditore 660
Të shëruar në 24 orë 386
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 3695
Testime totale 304,108
Raste pozitive 65,994
Raste të shëruara 39,246
Raste Aktive 25,487
Humbje jete 1261

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 14720
Fier 1846
Shkodër 1388
Durrës 1390
Lezhë 1023
Vlorë 1032
Korçë 933
Elbasan 966
Berat 827
Dibër 528
Gjirokastër 463
Kukës 371

Lajme të tjera

E mashtroi dhe më pas i mori makinën, procedohet penalisht 21-vjeçarja

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, referuan materialet në Prokurori për shtetasen B. M., 21 vjeçe, pasi dyshohet se,...

LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët autoboti me gaz në aksin Elbasan-Peqin

Përfshihet nga flakët, një mjet tip autoboti me gaz në aksin rrugor Elbasan Peqin, pranë fshatit Pajovë. Fatmirësisht nuk ka patur shpërthim çka do të...

E rëndë në Shkodër! Humb jetën lexuesi i OSHE pasi i shpërtheu kutia e matësave

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si...

Katër ditë pa ujë në Vlorë/ “Hapeni derën, ose do e thyejmë”, nisin protestat para bashkisë, qytetarët përplasen me Policinë

Ka nisur protesta para bashkisë së Vlorës nga qytetarët, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë. kanë nisur dhe përplasjet e para...

Mori dhurata me vlerë mbi 200 000 dollarë, ish-zonja e parë e Koresë së Jugut rrezikon 15 vite burg

Prokurorët akuzuan ish-zonjën e parë të Koresë së Jugut Kim Geun-hee për pranim ryshfeti si mallra luksoze si art, bizhuteri dhe çanta dore –...

Kurti shpall fitoren: Sot fitoi populli i Kosovës, ftoj partitë opozitare për bashkëpunim

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e...