7.9 C
Elbasan

Ndryshime në Kodin Penal, deri në 3 vite burg mund ti shlyesh me para. Ja kush përjashtohet

Një nga risitë e parashikuar në Kodin e ri Penal ju jep avantazh shkelësve të ligjit të cilët akuzohen për vepra penale që maksimumin e dënimit e kanë deri në 3 vite burg, sipas të cilit dënimin mund ta paguajnë me një shumë të hollash në favor të shtetit.

Ky ndryshim i kodit penal është futur në draftin final të tij dhe do të paraqitet së shpejti për konsultim publik.

Por kjo dispozitë nuk aplikohet nëse vepra penale është kryer nga nënpunësit publike, për të akuzuarit për korrupsion, krime kundër drejtësisë, kundër personit apo edhe kundër dhunës në familje.

Sipas ekspertëve ky vendimi për konvertim të dënimit jepet nga gjykata, kur konstatohet se autori paraqet rrezikshmëri të ulët shoqërore dhe kur kërkohet nga vetë i akuzuari.

Ky ligj parashikon gjithashtu dhe shumën që duhet të paguajë shkelësi i ligjit, që është 5 mijë lekë të reja për çdo një ditë në burg.

Në rast se shuma e të hollave nuk paguhet brenda 10 ditëve nga momenti kur vendimi ka marrë formë të prerë, vendimi i Gjykatës mund të revokohet me kërkesë të prokurorisë duke u rikthyer në ditë burgu. (B.D/Faxweb.al)

 

Lajme të tjera

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Mes tensioneve në rritje, po qarkullojnë pretendime se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ndaj selisë së të ashtuquajturve “Monafeqin”, term që...

Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot nis sistemi elektronik

Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik. Lajmi...

Tronditet Barça, Lewandowski pëson frakturë në fytyrë, humbet sfidën me Atletico Madrid

Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do...

EMRI/ Po punonte tokat me frezë, mjeti bujqësor i kalon sipër, ndërron jetën fermeri në Fier

Një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Mësohet se i riu kishte dalë për të punuar...