6 C
Elbasan

Ndryshime në Prokuroritë e rretheve, KLP: Kush janë 10 drejtuesit e rinj

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur drejtuesit e përkohshëm të 10 prokurorive në qytete të ndryshme të vendin. Vendet vakante nuk ishin plotësuar për shkak të procesit të Vetingut në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa drejtuesit e rinj do të jenë për një periudhë 3 mujore.

Këshilli vendosi me votë unanime të vlerësojë të përfunduar procedurën e verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Abaz Muça, kandidat për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat dhe të lejojë kandidatin (Abaz Muça) të vijojë me procedurat e mëtejshme të ngritjes në detyrë për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Mat.

Pasi u njoh me relacionin e përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës, Këshilli vendosi unanimisht për ndërprerjen dhe përfundimin e procedurës së verifikimit të pasurisë dhe figurës për prokurorin Gentian Stoja, kandidat për pozicionin e Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.

Me votë unanime, Këshilli vendosi për 9 (nëntë) caktime të përkohshme për një periudhë tremujore, nga data e hyrjes në fuqi të vendimit, si vijon:

Z. Albert Murçaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër;

Znj. Irena Çunoti, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Korçë;

Znj. Afërdita Ndoi, në pozicionin e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

Z. Ludovik Dodaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Durrës;

Z. Lorenc Mërkuri, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Sarandë;

Z. Asllan Bajramaj, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Përmet;

Z. Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë;

Z. Erion Çela, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Vlorë;

Z. Gjon Fusha, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Bazuar në nenet 14 dhe 33 të Ligjit Nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,i ndryshuar, Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi me 9 vota pro dhe 1 kundër (z. Vatë Staka), të caktojë përkatësisht Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, që do të shërbejnë si zyra prokurorie për kryerjen e praktikës profesionale për 23  kandidatë magjistratë në profilin “prokuror”, për vitin akademik 2021-2022, dhe të caktojë magjistratët prokurorë udhëheqës për periudhën korrik 2021- qershor 2022, për kandidatët për magjistratë, profili “prokuror”, për vitin akademik 2021-2022.

Magjistrati prokuror udhëheqës bën vlerësimin etik dhe profesional të secilit kandidat magjistrat, profili prokuror, duke u bazuar në kriteret dhe nivelet e vlerësimit, të përcaktuara në ligj.

Pasi u njoh me raportin e përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Veprimtarisë Etike dhe Profesionale, Këshilli vendosi miratimin e Raportit për analizimin e aftësive profesionale të subjektit të rivlerësimit kalimtar, prokurorit Endrit Bimi. Një kopje e këtij Raporti i dërgohet Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Në përfundim të seancës plenare, Këshilli caktoi me short z. Bujar Sheshi, si relator për procedurën e ngritjes në detyrën e drejtuesit, të prokurorit Ludovik Dodaj, kandidat për vendin vakant të Drejtuesit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës, i cili rezulton të ketë përfunduar procesin e verifikimit nga ana e Këshillit. e.l/abcnews.al/

Lajme të tjera

Do të lundrojnë në fund të detit”, Trump: Kemi shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane

Presidenti i SHBA Donald Trump ka njoftuar në platformën Truth Social se Shtetet e Bashkuara kanë shkatërruar dhe fundosur nëntë anije detare iraniane. Sapo më...

Mediat: Dubai shndërrohet në një qytet fantazmë ndërsa sulmet iraniane tronditin qytetin

Në një fundjavë dimërore – sezoni kulmor turistik – plazhet, qendrat tregtare dhe brunch-et e hoteleve të qytetit zakonisht do të ishin plot. Në...

Ilir Proda shkarkohet nga detyra

Dhuna vandale e Partisë Demokratike në bllok mbrëmë erdhi dhe si pasojë e paaftësisë se policisë për të mbrojtur qytetarët që u goditën prej...

Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fluturimet drejt Tel Avivit dhe Dubait

Tensionet ne Lindjen e Mesme pas bombardimit te Iranit dhe reagimit te Teheranit drejt shteteve te Gjirit dhe situata e komplikuar qe ka pasuar,...

EMRAT/ Ekstradohen tre shqiptarë nga Italia dhe Gjermania

Tre shtetas janë ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania dhe Italia, të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm...

Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit

Arrestohet ish‑drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Durrës, Elton Varaku, 41 vjeç, banues në Shijak, pas shkatërrimit të objekteve të punës dhe përdorimit...