9.8 C
Elbasan

Ndryshimi i kufijve të Ballkanit, propozohet bashkimi i Kosovës me Shqipërisë, portali slloven publikon dokumentin

Bashkimi Europian ka marrë një propozim për ndryshimin e hartës së Ballkanit me një Shqipëri dhe Serbi më të madhe, dhe me një Bosnjë-Hercegovinë të shpërbërë.

Që prej ditës së hënë, në Slloveni, në Kroaci dhe në mediet boshnjake raportohet për një shkresë diplomatike të përgatitur në Hungari me porosi të kryeministrit slloven, Janez Jansha.

Një kopje e dokumentit u publikua të enjten nga portalet sllovene.

Në shkresën me titull “Ballkani Perëndimor, një rrugëzgjidhje”, autorët propozojnë bashkimin e shqiptarëve për t’i sjellë paqen një rajoni të përçarë nga konfliktet dhe nga e shkuara.

“Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë: Në Kosovë, 95 për qind e popullsisë dëshiron të bashkohet me kombin e vet shqiptar të origjinës. Situata është e njëjtë në Shqipëri. Pjesa serbe e Kosovës do të marrë status special.”

Hamendësimet për ndryshimin e kufijve të Ballkanit janë nxitur nga deklaratat e presidentit kroat të Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiç.

Sipas tij, presidenti slloven, Borut Pahor, i propozoi muajin e kaluar mundësinë e ndarjes së Bosnjës, e cila me Marrëveshjen e Dejtonit mbetet e veçuar në Federatën Boshnjako-Kroate dhe në Republikën Srpska.

Dokumenti që pretendohet se i është dorëzuar edhe presidentit të Këshillit Europian, Sharl Mishel, e parashikon edhe këtë skenar.

“Çështja kombëtare serbe mund të zgjidhet duke bashkuar pjesën e madhe të Republikës Srpska me Serbinë. Në këtë rast, Serbia do të pranonte që Kosova të bashkohej me Shqipërinë. Çështja kombëtare kroate mund të zgjidhej duke bashkuar kantonet kroate të Bosnjë-Hercegovinës me Kroacinë ose duke i dhënë atyre status special. Boshnjakët do të fitonin kështu një shtet funksional të pavarur dhe do merrnin përgjegjësi të plota. Do mbahej një referendum ku populli do të zgjidhte midis një të ardhmeje në BE apo jo në BE (me Turqinë).”

Brukseli ka deklaruar se nuk është në dijeni të dokumentit në fjalë.

Gjatë vizitës në Republikën autonome Srpska të Bosnjës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, tha të enjten se as ai nuk ishte i informuar, ndërsa homologu, Milorad Dodik, tha se Republika Srpska e ka të ardhmen brenda Serbisë.

1

2

Lajme të tjera

Kush janë katër ministrat e rinj të qeverisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë plot 7 ndryshime në kabinetin qeveritar këtë të enjte, 26 shkurt, pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste...

Bllokimi i aksit “Librazhd-Prrenjas” sjell fluks në pikën doganore të Bllatës

Dëmtimi i rrugës që lidh Tiranën me juglindjen ka ngarkuar trafikun në doganën e Bllatës. Pas marrëveshjes me Maqedoninë e Veriut i gjithë trafiku, kryesisht...

Ulen kërkesat për azil në Britani! Shqiptarët bien nga “froni”, jo në top 5 e emigrantëve të paligjshëm

Emigrantët e paligjshëm shqiptar zyrtarisht nuk janë më një problem në Mbretërinë e Bashkuar. Autoritetet kanë publikuar bilancin e emigracionit për vitin që kaloi,...

Shakira konfirmon romancën me aktorin 15 vite më të ri

Këngëtarja me famë botërore Shakira ka konfirmuar zyrtarisht se është në një lidhje të re dashurie me aktorin britanik Lucien Laviscount, duke i dhënë...

Po punonte mbi çatinë e banesës së tij dhe ra nga lartësia, humb jetën 49-vjeçari në Shkodër

Një 49-vjeçar në fshatin Grudë e Re të Shkodrës ka humbur jetën pasi ra nga lartësia e çatisë së banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur...

Dosja ‘Metamorfoza’, SPAK kërkon 14 vite burg për Pëllumb Gjokën dhe 9 vite për ish shefin e policisë

Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin me burg të Pëllumb Gjokës, një nga shtatë të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza”, që doli në dritë gjatë komunikimeve...