11.1 C
Elbasan

Ndryshon Leja e Qarkullimit: Kostoja dhe dhe vlefshmëria, të gjitha detajet mbi dokumentin e ri

Leja e qarkullimit të automjeteve do të ndryshojë formë dhe përmbajtje së shpejti. Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur një urdhër e cila përcakton ndryshimet e reja.

Sipas vendimit të botuar në fletoret zyrtare leja e re e qarkullimit do të jetë e baras-vlefshme me certifikatën e pronësisë, ndërkohë që aktualisht ka dy kartona të ndryshëm që i dokumentojnë këto dy elementë. Prodhimi dhe plotësimi i lejes së re të qarkullimit do të bëhet sipas një rregulloreje të hartuar nga DPSHTRR.

“Leja  e  re  e  qarkullimit  të  jetë  sipas  modelit bashkëlidhur këtij urdhri, i cili është në përputhje të  plotë  me  direktivën  Evropiane  1999/37/EC,  datë   29.4.1999,   të   Parlamentit   Evropian   dhe

Këshillit  “Për  dokumentet  e  regjistrimit  të  mjeteve”, të ndryshuar, dhe sipas propozimit të  Drejtorisë   së   Përgjithshme   të   Shërbimeve   të  Transportit Rrugor, me shkresën nr. 17699 prot.,  datë 21.9.2020, “Projekt propozim mbi modelin,  specifikimet    dhe    mënyrat    e    plotësimit    të  dokumentit   të   qarkullimit,   të   ri,   të   mjeteve  rrugore”.

Leja e  re  e  qarkullimit  të  jetë  e  baras- vlershme me certifikatën e pronësisë.

Prodhimi dhe  plotësimi  i  lejes  së  re  të qarkullimit  të  bëhet  sipas  rregullores  së  hartuar  nga  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Shërbimeve  të  Transportit Rrugor.

Për zbatimin   e   këtij   urdhri   ngarkohet Drejtoria    e    Përgjithshme    e    Shërbimeve    të  Transportit Rrugor“, thuhet në vendim.

Pagesa

Leja e re do të futet në përdorim brenda 6-mujorit të parë të vitit 2021.

Mësohet se për lejen e re do të paguhen 2 100 lekë dhe dokumenti nuk do të ketë afat përdorimi pasi mbi të nuk do të stampohen vula të kolaudimit siç ndodh aktualisht.

Po ashtu, leja e re do të zëvendësojë ajo që quhen Patenta Ndërkombëtare pasi do të ketë të njëjtën vlerë me të.

Ccdokush që jep mjetin me qira apo në përdorim do t’i deklarojë ato dhe gjithçka do të pasqyrohet online tek të dhënat e mjetit dhe lejes së qarkullimit.

/mv. abcnews.al

Lajme të tjera

Vazhdon moti i keq në Gjermani, aeroporti i Berlinit mbyllet për shkak të ngricave

Moti i keq vazhdon të shkaktojë ndërprerje të udhëtimeve dhe fluturimeve në Gjermaninë verilindore. Aeroporti i Berlinit është mbyllur për shkak të borës dhe akullit,...

Parashikimi I motit për sot

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshjet e...

Gjobitet sërisht AF Elbasani

FOTO ILUSTRUESE Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF-së ka marrë vendimet sa i takon ngjarjeve të fundit sportive në të githa kategoritë e futbollit...

Tre mbështetës të Partisë Socialiste deklarohen fajtorë për blerje votash

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të enjten më 5 shkurt deklarimin fajtor të tre personave të akuzuar për blerje votash në...

Tërmet edhe në Elbasan

Lëkundje të tjera tërmeti janë shënuar në Shqipëri, këtë të enjte. Pak minuta më parë një tërmet 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar në qytetin...

“330 mln euro për rrugën Qafë Plloçë dhe u shemb”/ Berisha: Agasi organizonte vrasje, zyrtarët shkonin në zyrën e tij. Çfarë do bëhet me...

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi kryeministri Edi Rama se po mbron Belinda Ballukun duke e akuzuar këtë të fundit se ka vjedhur paratë...