Një 41 vjeçar i shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh është arrestuar nga policia.

Sipas njoftimit në pranga ka rënë Kristian Sula, i njohur edhe si Bledar Gaçi, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos, Itali, e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 7 ditë burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian”, njofton Policia.

Sula është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ndërkohë që operacioni është zhvilluar nga Interpoli i Tiranës në bashkëpunim me Interpolin e Romës.