Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 23-vjeçar i kërkuar në Itali për vjedhje me armë.

Pas lokalizimit të vendodhjes së personit të kërkuar, forcat e posaçme “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në afërsi të lagjes “Vojo Kushi”, Shkodër, bënë kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit me iniciale B. Th, banues në Plan, Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Vercelit, Itali, në vitin 2019, ka lëshuar urdhër-arresti për veprën penale “Vjedhje me armë në rrethana rënduese”.

Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg, parashikuar nga legjislacioni penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.