17.5 C
Elbasan

Në klasë të parë me e-Albania, ja si kryhet regjistrimi në portal, jo të gjitha shkollat e përfshira

Prindërit këtë vit do të mund të regjistrojnë fëmijët në klasë të parë përmes portalit e-Albania.  Në këtë platformë përfshihen 182 shkolla në vend, ndërsa për të tjerat prindërit duhet të kryejnë të gjitha procedurat pranë Drejtorisë së shkollës. Përmes kësaj mënyre,  është e pamundur që të përzgjidhet një shkollë preferenciale, por vetëm ajo që është pranë vendbanimit të fëmijës.

Në 182 shkolla të vendit regjistrimi i fëmijëve në klasë të parë do të bëhet përmes portalit e-Albania.

Ky projekt aplikohet për herë të parë, por jo të gjitha shkollat janë të përfshira në të.

Nevila Rrepishti nga e-Albania sqaron se ato institucione arsimore, të cilat nuk janë të përfshira në regjistrimin elektronik, regjistrimi do të funksionojnë sipas mënyrës së vjetër.

“Në shkollat që nuk janë të përfshira në kërtë proces online me vendim MAS regjistrimi në klasë të parë do të jetë si vitet e kaluara, pranë sekretarive të institucioneve arsimore.”

Regjistrimi në klasë të parë përmes portalit qeveritar shmang edhe zgjedhjet preferenciale të shkollës.

“Për çdo aplikim dhe regjistrim në klasë të parë, institucioni arsimor sugjerohet automatikisht nga ndërlidhja me vendbanimin e aplikantit. Është e pamundur që prindërit të kërkojnë të regjistrojnë fëmijën në një shkollë preferenciale.”

ora tv

Lajme të tjera

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...

Tornado në Michigan, raportohet për të paktën 4 viktima

Të paktën katër persona humbën jetën dhe më shumë se dhjetë të tjerë u plagosën pasi tornadot goditën shtetin verior të Miçiganit në SHBA,...

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...