15.5 C
Elbasan

“Në sulm të gjithë..” Rama porosit skuadrën e PS: Vraponi pa pushim, pasojeni topin te njëri tjetri

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në lidhje live skuadrën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.

Rama u ka lënë porositë për fushatën, teksa I ka kujtuar që të mos harrojnë objektivin që u është vendosur.

Rama: Motivimin nuk mund të na e japin dot ata. Janë shumë të dobët për të na motivuar. Fokusohuni të objektivat dhe luftoni për ta gjetur motivin duke kërkuar të fitoni çdo zemër e mendje të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi. Vraponi pa pushim, pasojeni topin sa më shumë te njëri-tjetri. Të gjithë në sulm për Shqipërinë e të ardhmes bashkë me qytetarët, përballë atyre që kudo ku shfaqen kërkojnë një shesh për të bërë përshesh. Në sulm për ekonominë e së ardhmes, për lehtësinë e të ardhmes, për arsimin, bujqësinë , Shqipërinë e të ardhmes.

Në sulm për të mbrojtur popullin nga taksa e sheshtë, në sulm për të mbrojtur taksat zero për biznesin e vogël, në sulm për të ulur taksat mbi pagat deri në 400 mijë lekë, për uljen e taksave të pagave deri në 4 milionë lekë, në sulm për të mos lejuar uljen e taksës mbi fitimin për biznesin e madhe dhe në sulm për ta mbrojtur biznesin e madh nga rikthimi i gjuetarëve dhe taksidarëve pa dinë e pa iman të atij taborri që kërkon të na pengojë dhe të na bllokojë rrugët. Në sulm për të mbrojtur mësuesit, infermierët dhe administratën nga rikthimi i shpatës nga partitë, krushqitë dhe hordhitë. Në sulm për të mbrojtur drejtësinë e re nga Saliu dhe Iliri dhe për ta shtrirë rilindjen më tej.

ora tv

Lajme të tjera

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...

Tentoi të trafikonte armë zjarri me makinën e vjedhur në Gjermani, arrestohet 38-vjeçari në Morinë

PKK Morinë/Finalizohet operacioni i koduar “JAD 1”, kundër trafikimit të armëve të zjarrit dhe mjeteve motorike. Tentoi të trafikonte në Shqipëri, një armë zjarri të...