13.6 C
Elbasan

Neglizhohen masat anticovid, qytetarët të pakënaqur nga BE për mbylljen ndaj Shqipërisë

Masat anticovid po neglizhohen në masë nga qytetarët shqiptarë, ndaj dhe po raportohet një numë ri lartë i të infektuarve me koronavirus, shprehen qytetarët. Lidhur me vendimin e BE për mbylljen e Shqipërisë, pjesa më e madhe të pyeturve e konsiderojnë një hap të padrejtë dhe bëjnë përgjegjëse qeverinë.

Masat anti covid duket se po neglizhohen nga qytetarët. Në grumbuj  e pa distancë i sheh në shumë institucione publike dhe private.

Edhe në spitale situata paraqitet e njëjtë, askush nuk kujdeset për distancim.

Edhe vetë qytetarët shprehen se jo në të gjitha rastet respektohen masat anti covid, megjithëse ata mundohen të justifikojnë veten.

”I respektonim dikur por tashmë ka rënë respektimi i masave. Jo të gjithë, pjesa më  e madhe jo por distancat i mbajmë. Unë maskën nuk e vë rrugës, po kudo që futem e vë.”

Shqipëria është radhitur nga BE si një vend me rrezik të lartë të përhapjes së virusit, ndaj qytetarëve shqiptarë nuk do tu lejohet të udhëtojnë në drejtim të këtyre vendeve.

Një vendim ky që sipas këtyre banorëve nuk është i drejtë dhe se kjo vjen nga menaxhimi jo i mirë që qeveria i ka bërë situatës.

 ”Kjo ndalesë nga BE-ja më duket paksa e tepërt. Kjo ka ardhur për shkak se nuk u ndoq rruga e drejtë për pandeminë këtu. Ne mbahemi për masat që i kapëm më përpara se vendet e tjera të Ballkanit dhe nuk kemi pse të ndëshkohemi kështu. Është fare e padrejtë po nuk e kanë mbyllur prej virusit. Këtë përgjegjësi duhet ta marrë qeveria, që nuk ka ditur të menaxhojë në çdo kohë dhe saktë, për të dhënë atë maksimumin e kontributit shëndetësor.”

Por ka edhe nga ata që referuar situatës, e konsiderojnë të drejtë këtë vendim.

 ”E drejtë është se nuk ruhemi me njëri tjetrin, çfarë të bëjmë tani?”

Koronavirusi po hapet në një masë të gjerë në institucione dhe biznese private, çka tregon se në to dhe prej punonjësve të tyre nuk po zbatohen masat elementare të përhapjes së virusit Sars cov2.

Ora News

Lajme të tjera

Elbasan/ Lidhi ujin në mënyrë të paligjshme, procedohet e moshuara

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen...

Nga trafikimi i kokainës te vrasjet/ Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar në lidhje me goditjen e grupit të strukturuar kriminal me bzë në qytetin e Vlorës, i përfshirë në trafikun...

EMRI/ Arrestohet ish-efektivi i policisë, për trafik droge e shpërdorim detyre

Arrestohet ish-punonjësi i Policisë, Hamëz Demushi. Dyshohet se është arrestuar për shpërdorim detyre dhe trafik droge.

Presidenti iranian i përgjigjet Trumpit për dorëzimin pa kushte: Një ëndërr që do ta merrni me vete në varr

Presidenti iranian Masoud Pesekian e quajti kërkesën e SHBA-së për “dorëzim pa kushte” “një ëndërr që ata duhet ta marrin me vete në varr”,...

Detaje nga aksioni në Vlorë, zbardhet vrasja e Gentian Qarrit/ Urdhërarreste edhe për Inez Hajrullën dhe Ervis Matodashajn

Detaje të reja nga aksioni në Vlorë me urdhër të SPAK.  mësohet se është zbardhur vrasja e Gentian Qarrit. Autoritetet kanë lëshuar disa urdhër-arreste në...