13.1 C
Elbasan

Negociatat/ Ministrat e Jashtëm të BE mblidhen sot për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot për të diskutuar rreth hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Takimi do të ketë për synim vendimin nëse këto dy shtete do të ftohen në Konferencën e Parë Ndërqeveritare, raporton Ora News.

Shqipëria, për të cilën deri tani ka dalë kundër çeljes së negociatave qeveria e Holandës, ka disa kushte për të plotësuar siç janë funksionaliteti i Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese si dhe ligji për mediat.

15 kushte e BE-së për anëtarësimin e Shqipërisë:

1. Miratimi i reformës zgjedhore;

2. Funksionimi i Gjykates Kushtetuese;

3. Funksionimi i Gjykatës së Lartë;4. Finalizimi i ngritjes se strukturave kundër krimit të organizuar dhe anti-korrupsionit/Funksionimi i SPAK;

5. Forcimi i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në bashkëpunim me vendet anëtare dhe nëpërmjet Plan Veprimit për adresimin e krimit financiar;

6. Ulje e numrit të azilkërkuesve;

7. Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecies;

8. Vazhdimi i Reformës në Drejtësi;

9. Iniciimi dhe përfundimi i proceseve gjyqësore të shkallës së parë të zyrtarëve të lartë dhe politikanëve;

10. Progres në reformën e administratës publike;

11. Zbatimi i reformës zgjedhore;

12. Vendimi për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale 2019;

13. Miratimi i Akteve nënligjore të Ligjit për Pakicat Kombëtare;

14. Miratimi i  Ligjit (të amenduar) të Censit;

15. Avancimi i procesit të regjistrimit të pronave.

Ndërsa Shkupi i trembet një vetoje nga Bullgaria, me të cilën ditët e fundit kanë lindur disa përplasje sa i përket historisë mes dy vendeve.

Një ditë më parë ministrja e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se Bullgaria nuk mund ti mbylle sytë për faktet se Maqedonia e Veriut po vazhdon të ndjekë ideologjinë e vendosur nga Stalini dhe Tito dhe kjo nuk do të thotë që Sofja po i shërben Moskës duke e bllokuar këtë shtet ballkanik.

Shkupi sipas saj nuk po zbaton marrëveshjen e fqinjësisë të nënshkruar në 2017 ndërsa politika shtetërore maqedonase bazohet në urrejtje, vjedhje të historisë dhe mohim të gjuhës bullgare, shkruan Ora News..

Lajme të tjera

Rogerti vijon me akuza të rënda ndaj Selin: Ti do vetëm burra me para

Në Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon me deklaratat e forta dhe akuzat ndaj banorëve të tjerë. Ai edhe në ditën e...

E frikshme, 30 shpërthime brenda një nate”/ Banorët e Teheranit rrëfejnë momentet e tmerrit nga sulmet SHBA-Izrael

Sulmet ajrore të SHBA dhe Izraelit mbi Teheran po përshkallëzohen, ndërsa Izraeli njofton goditje të reja “në shkallë të gjerë” ndaj infrastrukturës së regjimit. Banorët...

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA takon kreun e Doganave, VanHorn: Mbështetje në luftën kundër krimit dhe forcimin e sigurisë kufitare

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Nancy...

Alarm në Selenicë! Zbulohen rreth 160 predha të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë. Zbulimi...

E rëndë në Tetovë/11-vjeçari bie nga ballkoni në rrethana të paqarta, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Rrugën Industriale në Tetovë, ku një fëmijë 11-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht. Sipas raportimevenga mediat...

Si u zhdukën shishet e verës me vlerë miliona euro të Ergys Agasit? SPAK nis hetimet, prokurori: Produkt i veprimtarisë kriminale

Skandali i zhdukjes së shisheve të shtrenjta të verës që u zbuluan në një qilar në një resort në pronësi të Ergys Agasit po...