15.5 C
Elbasan

Nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike me SHBA, Rama uron Trump: Shërim sa më të shpejtë!

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp me Nën Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillimin Ekonomik, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Nën Sekretari ndodhet në Shqipëri për të nënshkruar memorandumin e financimit të SHBA për hidrocentralin e Skavicës.

Rama i shprehu falënderimet zyrtarit amerikan, ndërsa e cilësoi  si projekt të rëndësishëm. Po ashtu  Rama shprehu publikisht urimin e tij për shërimin sa më të Donald Trump, i cili është infektuar me Covid-19.

I jemi mirënjohës SHBA për mbështetjen e palëkundur q ëi kanë dhënë Shqipërisë që në ditën e parë të daljes nga errësira e komunizmimit në rrugën e reformave dhe përpjekjev për të ndërtuar një shtet demokratik. I jemi mirënjohës SHBA edhe për kontributin e tyre në rajonin tonë. falë tyre sot jemi në një realitet të ndryshëm nga ai i jo shumë viteve më parë. sot flasim për bashkëpunim dhe paq, të gjithë rreth një tryeze, ndërkohë që deri dje dëgjoheshin vetëm bombat, krismat dhe klithmat e vuajtjeve.

Unë dua ta falënderoj nënsekretarin për ardhjen e tij këtu për të kurorëzuar një proces falë përfshirjes së ambasadores duke nënshkruar një marrëveshje që konkretizon atyre që janë pikat kyçe të dokumentit të partneritet strategjik. Unë dëshiroj që publikisht ti përcjell presidentit Trump urimin më të sinqertë për një shërim sa më të shpejtë dhe të shpreh falenderimin për të dhe adminisrratën e tij për vëmendjen.  Padyshim një ndër marrëveshjet është ai me Serbinë dhe Kosovën në Shtëpinë e Bardhë.

Memorandumi  që nënshkruajmë sot për bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe SHBA do të ndikojë ndjeshëm në hapjen e një kapitulli të ri. Ndërtimi i HEC të Skavicës që e kthen Shqipërinë nga një vend i pasur në një vend sovran në aspektin e prodhimit të energjisë.

Memorandumi do të nxisë bizneset që të vazhdojnë në këtë proces që qeveria amerikane hedh hapin e parë duke u angazhuar vetë, duke mbështetur me teknologjinë  dhe financimin që do të punojmë bashkarisht, në mënyrë që të tjerët të vazhdojnë të ndjekin këtë shembull”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe njëherë në letrënne Donald Trump për rrjetin 5G.

Dua ti rikthehem letrës që mora nga Presidenti Trump e dua të rikonfirmoj që Shqipëria e shikon rolin e saj në rajon jo thjesht si një rol konstruktiv në ndërtimin e paqes dhe fuqizimit të dialogut por si një rol proaktiv për rrugët e patra të teknologjisë 5G. Rrugët e pastra janë rrugët e pastra për fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve të fëmijëve tanë.

Në asnjë mënyrë s’mund të lejojmë që një ditë të bukur fëmijët tanë të zgjohen dhe të jenë shumë vonë.

Në këtë aspekt ne jemi absolutisht të lumtur që nuk jemi vetëm dhe që jemi në krahun e atyre që janë miqtë tanë më besnikë dhe më të besueshëm dhe që nuk kanë për ne ndonjë nevojë që ti detyrojë të jenë miqtë tanë por shohin tek ne atë që ne shohim tek ata partnerë të besueshëm dhe miq të mirë në ditë të vështira”, tha ai. g.v/abcnews

Lajme të tjera

Librazhd/ Plagosi me thikë një 46-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, menjëherë pas njoftimit për konfliktin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në afërsi të urës së qytetit të Librazhdit,...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Fotografi i Trejsi Sejdinit: I nisnin para nga Shqipëria, nuk e di nëse ishin...

Procesi gjyqësor në ngarkim të Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit. Flet fotografi i Trejsi Sejdinit në gjykatë. Dëshmon Klevin Halili: Nuk kam dëgjuar asnjëherë për Leonard...

Rritja e çmimit të bukës nga 120 në 150 lekë, Autoriteti i Konkurrencës nis kontrollet në Korçë

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar menjëherë pas njoftimeve që tregojnë një rritje të çmimeve të bukës në qytetin e Korçës, ku disa ndërmarrje kanë...

Ndryshimet në qeveri, nesër ceremonia e betimit për ministrat e rinj para Presidentit

Presidenca ka njoftuar se ministrat e rinj, të dekretuar dje nga Presidenti Bajram Begaj do të kryejnë betimin të premten. Ceremonia e betimit do të...

“Lufta”/ Spanja dërgon në Qipro fregatën “Cristóbal Colón”

Spanja po dërgon fregatën “Cristóbal Colón” në Mesdheun Lindor për të siguruar mbrojtje për Qipron mes tensionit që mbizotëron ditët e fundit në Lindjen e Mesme.  Fregata spanjolle...

Falsifikuan dokumentet e një prone/ Ekzekutohen masat e sigurisë për 5 persona, e pësojnë tre punonjës të ASHK-së

Pesë persona janë vënë nën masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre, pas një operacioni të zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Krimeve...