10 C
Elbasan

Nga Dubai në Pekin, 6 zyra të reja aplikimi për pasaporta e ID karta në mbarë botën

Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Koncesionarin e prodhimit të dokumenteve biometrike, do të hapë edhe 6 zyra të reja në disa shtete të botës duke zgjeruar ndjeshëm mbulimin gjeografik të vendeve ku mund të aplikohet.

Në bazë të marrëveshjes së negociuar, fillimisht një zyrë aplikimi do të hapet në Ambasadën e Shqipërisë në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara. Dy muaj pas hapjes së kësaj pike është parashikuar të hapen zyra aplikimi edhe në disa ambasada të tjera, përkatësisht në Kinë (Pekin); Kanada (Otava); Australi (Kanberra); Brazil (Brazilia) dhe Rumani (Bukuresht).

Aktualisht në ambasada e konsullata funksionojnë 14 zyra aplikimi për shtetasit shqiptarë, kryesisht në vendet e rajonit, të BE dhe SHBA.

Tashmë me hapjen e zyrave të reja, do të rritet gjeografikisht rrezja e mbulimit të vendeve ku mund të aplikohet për dokumente biometrike, pa pasur nevojë që të ndërmerret një udhëtim për në Shqipëri.

Ky vendim është marrë pas një komunikimi ndërinstitucional mes ministrive të Brendshme dhe të Jashtme, në bashkëpunim me koncesionarin, më qëllim lehtësimin e shërbimeve për shtetasit tanë jashtë vendit. /abcnews.al/

Lajme të tjera

Hakeruan kompjuterat e 3 prokurorëve të SPAK/ GJKKO pranon kërkesën, dosja kalon si grup i strukturuar

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka pranuar kërkesën e SPAK për çështjen e hakerimit dhe...

Vrau dhe murosi të dashurën shqiptare, Prokuroria spanjolle kërkon 22 vite burg për autorin

Prokuroria spanjolle ka kërkuar 22 vjet burg për italianin Marco Romeo, i akuzuar për vrasjen e partneres së tij shqiptare, Sibora Gagani, në Torremolinos të...

Rekord rënie, euro prek fundin/ Banka e Shqipërisë: Këmbehet 95 lekë, niveli më i ulët historik

Monedha europiane ka vijuar të dobësohet përballë lekut shqiptar. Sipas Bankës së Shqipërisë në kursin e këmbimit një euro po këmbehet me 95 lekë,...

UEFA dënon Real Madrid, mbyllet një pjesë e “Bernabeu-t”, shkak bëhet…racizmi

UEFA njoftoi mbylljen e një pjese të stadiumit për një ndeshje dhe një gjobë për Real Madridin për shkak të “sjelljes raciste nga tifozët...

“Ajo gjuhë i shkon një njeriu pa moral”, Berisha: Taulant Balla, kriminel që trafikonte prostituta! Fliste me Mario Çelën për…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat nga selia blu, ka reaguar për gjuhën e përdorur një ditë më parë...

SPAK mbyll hetimet për Ahmetajn/ Ish zv/kryeministri merret i pandehur për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, akuza edhe për…

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet që përfshijnë ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj për çështjen e inceneratorit të Elbasanit Ahmetaj...