6.5 C
Elbasan

Nga heqja e burgimit të përjetshëm te kalçeto, zbardhen kërkesat e të burgosurve të Peqinit

Të burgosurit e Burgut të Peqinit që u futën në grevë urie, kanë zbardhur të gjitha kërkesat e tyre.

Kërkesat e dërguara në formën e shkresës drejtorit të Burgut, Kamber Hoxha, janë të tre karaktereve të ndryshme; administrative, legjislative dhe ekonomike.

Në listën e gjatë të kushteve shihen kërkesa të tipit: kalçeto brenda ambienteve, kafe më e lirë se sa aktualja, heqja e regjimit mbikëqyrës për të dënuarit që përdorin celularin, apo edhe heqja e dënimit me vdekje dhe përcaktimi deri në 20 vite burg.

Shkresa e të burgosurve dërguar drejtorit të Burgut të Peqinit Kamber Hoxha:

Nisur nga takimi  zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Regjimit të Brendshëm me të dënuarit e sigurisë së Lartë, Godina B, ku u zgjodhën nga dy të dënuar si përfaqësuesi e zgjedhur nga ana e tyre ju informojmë lidhur me pretendimet e tyre për refuzimin e ushqimit dhe ajrimit.

Kërkesat e tyre janë të tre lloj karaktereve

Karakteri legjislativ

Ndryshimi i burgimit të përjetshëm dhe përcaktimi deri në 20 vite burgim

Njohja e vuajtjes së dënimit për lirim me kush nga 3/4 në 3/5 të dënimit të vuajtur

Ndryshimi i sigurisë së burgut nga siguri e lartë në të zakonshëm që kanë plotësuar 2/3 të dnëmit

Amnisti e përgjithshme

Karakteri ekonomik

Çështja e ushqimit në institucion, cilësia dhe sasia

Çështja e kartave të telefonit me kompaninë Mobitel dhe shtimi i numrave për të bërë sa më shumë telefonata dhe për më shumë minuta në përmbajtjen e kartave telefonike nga kompania

Në lidhje me listën e Çmimeve të njësisë tregtare të IEVP-së të jenë të njëjtat me çmimin e tregut pasi kanë diferencë, p.sh kafja ekpress në njësinë tregtare është më e shtrenjtë se çmimi i tregut

Karakteri administrativ

Të hiqet regjimi i mbikëqyrjes së veçantë për të dënuarit që kapen me celularë

Në lidhje me propozimin në gjykatë me objekt Ulje dënimi nga Komisioni i Vlerësimit të IEVP-së mos të shkohet në rrëzim për pjesën e pranimit apo jo të veprës penale

Në lidhje me punësimin e të burgosurve pretendojnë që të punësohet në kuzhinë dhe myslimanë dhe të krishterë

Në lidhje me ndriçimin për fikjen e dritave në dhoma natën

Të hapen klasat për karakter edukativ

Të hapet kalçeto

Të krijohet një ambient për tharjen e rrobave.

Ora news

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...