17.1 C
Elbasan

Nga Majko, te Bushati dhe Braçe, Rama prezanton kandidatët për Kryesinë e PS

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama prezantoi kandidaturat për Anëtarë të Kryesisë së PS. Kryesocialisti bëri të ditur dhjetë alternativa për gjashtë vende të grave dhe burrave që do të hidhen për votim. Socialistët do të votojnë kështu për 12 anëtarë të Kryesisë nga 20 kandidatë.

 

“Do të votojmë sot për anëtarët e kryesisë, në listën e burrave për gjashtë vende janë dhjetë alternativa: Pandeli Majko, Erion Braçe, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj, Arben Pëllumbi, Eduard Shalsi, Armando Subashi, Fatmir Xhafaj, Pjerin Ndreu, Ervin Demo.

Për listën e grave dhjetë kandidaturat për gjashtë vende janë: Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, Olta Xhaçka, Ermonela Felaj, Evis Kushi, Milva Ekonomi, Mimi Kodheli, Klotilda Ferhati, Blerina Gjylameti, Almira Xhembulla,” deklaroi Rama.

Sakaq, mes kandidatëve mungon Vangjush Dako, i cili nuk është përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama, për shkak edhe të statusit të tij “non grata” nga SHBA. Gjithashtu, në listë mungon edhe Valentina Leskaj. g.v/abcnews.al

Lajme të tjera

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...