Nga një mjet tip “Benz” dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt një servisi në Qafë Kashar.

Ngjarja është raportuar rreth orës 04:10.

Menjeherë pas marrjes së njoftimit, sherbimet e Policisë u vunë në ndjekje të mjetit të dyshuar ku në bashkëpunim dhe me Policinë e Durrësit, në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit” u bë kapja e dy personave të dyshuar të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë duke ushtruar kontroll të banesave të këtyre shtetasve si dhe vijon kontrolli në rrugën interurbane Tiranë-Durrës pasi dyshohet se gjatë ndjekjes nga Policia këta shtetas kanë hedhur armën e zjarrit në rrugë.

Për arsyje hetimi nuk bëhen me dije gjeneralitet e tyre deri në përfundim të veprimeve.

Nga të shtënat fatmirësisht ka vetëm demë materiale.