15.3 C
Elbasan

Nga nesër hyrja në Greqi e kufizuar: Nga Kakavija do hyjnë vetëm 750 shtetas, nga Kapshtica 300 vetë çdo ditë

Autoritetet greke nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga masat kufizuese dhe për shkak të COVID-19. Ata i kanë njoftuar autoriteteve shqiptare edhe një herë se nga nesër do të lejohen të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë. Gjithashtu për të hyrë në Republikën e Greqisë prej datës 17 gusht sërisht qëndrojnë në fuqi kushtet. Ajo çfarë nuk dihet është çfarë do të ndodhë me shqiptarët që vijojnë të qëndrojnë në rradhë në Kakavijë. Vargu i makinave ka kaluar 25 km.

Njoftimi i policise se shtetit

Nisur nga masat kufizuese për shkak të COVID-19, Policia greke ka njoftuar Policinë Kufitare në Kakavijë dhe Kapshticë se duke filluar nga data 16.08.2020, nga ora 06:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë ?? prej datës 17 gusht sërisht qëndrojnë në fuqi kushtet:

Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Lëvizja drejt Kosovës Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi ?? vijon si më parë.

Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos të dynden në të njëjtën kohë drejt pikave kufitare dhe ata që do të udhëtojnë duhet të plotësojnë të gjitha kriteret e vendosura nga pala greke, për të mos krijuar radhë e vonesa gjatë përpunimit të dokumentaconit të këtyre shtetasve.

Ora news

Lajme të tjera

Kushte të qëndrueshme atmosferike dhe alternime vranësirash, parashikimi i motit për këtë të diel

Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare deri të...

39-vjeçari tenton të vrasë një person, i sulmon makinën me hanxhar dhe më pas e godet fizikisht

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Shijak, ku një 39-vjeçar ka tentuar të vrasë një person. Dyshohet se për motive të dobëta, në lagjen...

DETAJE/ 30-vjeçari shqiptar po bisedonte me ish të dashurën, u vra nga partneri i saj! Plumbi në fyt fatal

Detaje të reja dalin në lidhje me vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar, Gjergj Pergegaj, në Arezzo, Itali. Sipas mediave vendase, dyshohet se autori është partneri...

Finalet për në Botëror/ Sylvinho publikon listën, rikthehen Muçi dhe Mehmeti, spikasin edhe dy emra të rinj

Shqipëria është gati për finalet e play-off-it që të dërgojnë në Botërorin 2026, me testin e parë që do të jetë përballë Polonisë në...

Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës...

Lavazhi i makinave u kthye në bazë për shpërndarjen e drogës, dy të arrestuar

Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh në Sarandë. Për pasojë u arrestuan dy persona dhe u sekuestruan rreth 1 kg kanabis. “Në vijim...