6.9 C
Elbasan

Nga sot, kush hyn në Greqi karantinohet për 7 ditë

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se duke nisur nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë, do të karantinohen për 7 ditë. Individët të cilët shkelin masën e karantinës, përveç sanksioneve penale të parashikuara, dënohen më gjobë në masën 5.000 euro.

Vendimi është marrë nga qeveria greke për disa shtete, me qëllim moslejimin e përhapjes së koronavirusit.

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonalë, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

Do të lejohet hyrja në Greqi nëpërmjet pikës së kalimit të kufirit Kakavije vetëm e udhëtarëve të cilët do të jenë të pajisur me:

formularin PLF, me kodin QR;
vërtetim në gjuhën angleze që vërteton se kanë kryer testimin për Covid-19 72 orë para udhëtimit dhe kanë rezultuar negativ;
formulari duhet të përmbajë rezultatin negativ, numër pasaporte dhe emër mbiemër.

Çertifikatat që nuk plotësojnë këto kritere nuk do të pranohen. Fallsifikimi i çertifikatave dënohet nga ligji i shtetit grek, thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë në Fb. Për më shumë informacion, si dhe për të shkarkuar formularin PLF, vizitoni faqen https://travel.gov.gr/#/.

Lemi që udhëtimet të ndërmerren vetëm për arsye madhore dhe të shmangen udhëtimet që nuk janë të domosdoshme. Ata që hyjnë në Greqi për udhëtime profesionale absolutisht të nevojshme dhe më pas dalin nga shteti grek, nuk do të mund të hyjnë përsëri në territorin grek deri më 31 gusht.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në kufirin Kakavije dhe në kufirin Kapshticë do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00.

Pikat e kalimit të lartpërmendura do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Sa më sipër, ftohen qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell në vëmëndje që lejohet hyrja në Greqi vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe shtetasit shqiptarë të minoritetit grek me kartën përkatëse. Teksa shtetasit e BE-së apo shtetasit me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuk lejohen të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë.

NJOFTIMI I POLICISË GREKE

Policia greke ka njoftuar duke filluar nga data 16 gusht 2020, nga ora 6:00 deri në orën 22:00 të çdo dite në vazhdim, për të hyrë në Republikën e Greqisë, nëpërmjet Kakavijës do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë.

Për të hyrë në Republikën e Greqisë prej datës 17 gusht sërish qëndrojnë në fuqi kushtet:

Të kenë kryer testin e COVID 19, jo me vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

Çertifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonalë, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Lëvizja drejt Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi vijon si më parë.

© SYRI.net

Lajme të tjera

Pas 7 orësh hapet aksi Librazhd-Prrenjas

Librazhd Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë...

“Ra mali, kemi 5 orë të bllokuar”/ Aksi Librazhd-Prrenjas i paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve: Jemi të sëmurë! Qeveria…

Që nga ora 11:00 aksi kombëtar Librazhd–Prrenjas vijon të jetë i bllokuar. Mijëra automjete kanë mbetur të izoluar në trafik, ndërsa mes tyre ndodhen fëmijë...

Fuga-Mazniku skemë tenderash në Bashkinë e Veliajt me kompaninë “INET Albania” (Dokumentet)

Një seri kontratash publike të fituara nga kompania INET ALBANIA sh.p.k në institucionet e varësisë së Bashkia Tiranë ngre pikëpyetje mbi përqendrimin e fondeve,...

Bllokimi i aksit Librazhd-Prrenjas! Fadromat hedhin dherat dhe shkëmbinjtë në ujërat e lumit

Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua ditën e sotme pas rrëshqitjes së dherave dhe gurëve që ndaluan tërësisht qarkullimin e automjeteve. Pas situatës së rënduar në këtë...

Skandal në aksin Librazhd-Prrenjas! Rruga kombëtare paralizohet nga rrëshqitja masive e gurëve në “Kthesat e Dragostunjës “, kompania zhduket nga terreni

Prej orës 11:00 të paradites, qarkullimi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas është totalisht i bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe radhë të gjata automjetesh...

Skandal/ Ministria e Shëndetësisë rrit çmimet e ilaçeve brenda ditës me 4000%

Një listë e gjerë barnash kanë pësuar rritje të çmimit duke filluar nga muaji janar i këtij viti. Madje, disa prej tyre kanë pësuar rritje...