6.7 C
Elbasan

“Nganjëherë e ndihmoj edhe vetë të bëjë shiringën”, 17-vjeçarja drogohet, nëna rrëfen dramën në familje

Emisioni “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula, ka sjellë këtë javë rrëfimin prekës të një nëne vajza e së cilës merr drogë. Drama e kësaj familjeje thellohet kur ajo tregon vetë se si sheh të bijën të rëndohet çdo ditë.

“Nganjëherë e ndihmoj edhe vetë të bëjë shiringën”- flet ajo për kameran e “News24” ndërsa psikologia Lediona Braho thotë se prindërit në këto raste bëhen autoritarë, i frenojnë e bëhen ndëshkues, sikur ka edhe prindër që zgjedhin të ulen e t’i dëgjonë për të shkuar drejt zgjidhjeve.

Pjesë e këtij emisioni, mjeku toksikolog, Andrin Tahiri zbulon lutjet e pacientëve që i kërkojnë t’u shpëtojë jetën, madje vëren se problemin e marrjes së drogës nga të rinjtë, e vuan e gjithë familja. Sipas tij rruga më e mirë është terapia multidisiplinare. Ai tregon se ka plot raste kur prindërit për të shkëputur fëmijët e tyre nga droga sajojnë precedentë penalë që t’i mbajnë në burg. Sipas Tahirit kjo është e gabuar dhe sheh si përparësi trajtimin me profesionistë.

Gjatë e emisionit nëna e vajzës trondit kur thotë se pasi shpresoi që diçka filloi të përmirësohet, patritur gjërat shkatërrohen kur ajo humbet një fëmijë që e kishte me të dashurin e saj. Situata është përkeqëuar aq shumë saqë ajo ka frikë edhë ta lërë vetëm. Në një ndërhyrje psikologia Braho vëren se të rinjtë që drogohen kanë çrregullime të shëndetit, pamjes apo edhe performancëes në shkollë a punë.

Ajo kërkon që pas trajtimit nga mjekët toksikologë, pacientët duhet të ndjekin terapinë e këshillimin me psikologë që të çlirohen plotësisht nga varësia që krijojnë lëndët narkotike. Në fund mjeku Tahiri u bën thirrje prindërve t’i pranojnë fëmijët e tyre siç janë. Emisioni “Jeta pa filtër” vjen çdo të mërkurë në orën 10:30 në “News24’.

Lajme të tjera

Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan

Zarf në shtëpi/ Rikthehet dasma në Big Brother, banorët duhet të propozojnë çiftet që duan vijon...

Sulmi ndaj Qipros/ Greqia nis me urgjencë dy anije ushtarake dhe dy avionë F-16 në zonë

Situata e sigurisë në Mesdheun Lindor është përshkallëzuar ndjeshëm, pas incidenteve të fundit me dronë në Qipro, ku pak pas mesditës, sirenat e alarmit...

Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Mes tensioneve në rritje, po qarkullojnë pretendime se Irani mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi ndaj selisë së të ashtuquajturve “Monafeqin”, term që...

Britania e Madhe heq vizat nga pasaporta, nga sot nis sistemi elektronik

Kush udhëton drejt Britanisë së Madhe, nuk do ta ketë më vizën në pasaportë. Nga 25 shkurt 2026, sistemi kalon zyrtarisht në format elektronik. Lajmi...

Tronditet Barça, Lewandowski pëson frakturë në fytyrë, humbet sfidën me Atletico Madrid

Lajme të këqija në shtëpinë e Barcelonës në prag të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madridit. Robert Lewandowski nuk do...

EMRI/ Po punonte tokat me frezë, mjeti bujqësor i kalon sipër, ndërron jetën fermeri në Fier

Një 36-vjeçar i identifikuar si Hamza Duraj, ka humbur jetën tragjikisht gjatë punës në tokat bujqësore. Mësohet se i riu kishte dalë për të punuar...