7.4 C
Elbasan

Një ditë para ndërrimit të viteve, Manastirliu prezanton masat e marra: 100 ekipe mjekësore të Urgjencës do jenë në terren

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha sot se për festën e pazakontë të këtij fundviti masat janë marrë për gatishmëri të përforcuar në të gjitha aspektet.

Nga Spitali i Traumës, ministrja tha se ekipe mjekës në gjithë vendin do të jenë në gatishmëri të përforcuar për festat e fundvitit, 24 orë pa ndërprerje, në shërbim të qytetarëve për çdo urgjencë mjekësore.

“Do kemi në sistemin e urgjencës kombëtare 100 ekipe të shpërndara në terren, stacione për të mbuluar çdo emergjencë.

Masat nga urgjenca dhe spitalet për të përballuar cdo emergjencë apo urgjencë përmes 127.

Të gjithë sistemet e strukturat e urgjencave në spitale do jenë të përforcuara duke organizuar punën me shërbimin “on call” pra mjekëve të gatshëm përmes sistemit të thirrjeve, qoftë spitalet rajonale dhe ato te urgjencave,

Ekipe të përforcuara në funksion të gatishmërisë në kuadër të festave të fundvitit.

Në Tiranë do kemi 9 ekipe të urgjencës që do vendosen në stacione e dy ekipe shtesë të urgjencës Kombëtare me materialet e barnat e nevojshme”, tha ministrja.

Duke vlerësuar punën e ekipeve mjekësore në këtë vit të vështirë, Manastirliu tha se mirënjohja do të kurorëzohet me rritjen historike të pagave për bluzat e bardha.

“Dua t’ju falenderoj për punën tuaj të palodhur dhe kurorëzimi i kësaj mirënjohje mëse të merituar do të jetë me rritjen 40% të pagave në vitin e ri që po vjen”, tha Ministrja e Shëndetësisë, duke uruar për një vit të ri të mbarë e të shëndetshëm të gjithë ekipet mjekësore dhe qytetarët shqiptarë kudo ku ndodhen.

Urdhri i gatishmërisë së përforcuar për spitalet gjatë ditëve të festave, i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përcakton forcimin e ekipeve në dispozicion për urgjencën 24/7, nga data 31 Dhjetor deri më 5 Janar dhe përcaktimin e mjekëve “on call”, pra në gatishmëri për secilin shërbim, për të mbuluar çdo urgjencë që mund të ndodhë.

Gjithashtu përcaktohet detyrimi për të siguruar barnat dhe pajisjet mjekësore të nevojshme si dhe për të vendosur në gatishmëri të përforcuar urgjencën kombëtare në territor.

j.l./ dita

Lajme të tjera

SPAK krijon njësi “undercover” me agjentë të infiltruar në BKH; mënjanon Policinë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka planifikuar krijimin e një njësie operative brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit që do të...

“Më kthe 15 mijë euro ose…”/ Babai i mori paradhënie për banesën, por ndërroi jetë para se t’ia shiste, 39-vjeçari i dhunoi të birin

Një konflikt për një banesë të pashitur ka përfunduar me dhunë në Kavajë. Një 39-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një 49-vjeçar, duke i kërkuar t’i...

Dhuna online trondit të rinjtë/ Adoleshentët përballen me denigrim, kërcënime e gjuhë urrejtje në rrjete sociale

Denigrimi dhe gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale është kthyer në shqetësimin e  shumë të rinjve në vend. Raportimet për incidente online, kërkesat për...

Çfarë ka ndodhur në Elbasan gjatë 24 orëve? Policia jep detaje

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit R. L., 25 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, pasi u kapën...

Sherr me thikë në Durrës, plagoset në këmbë 26-vjeçari

Durrës-Një 26-vjeçar ka përfunduar në spitalin e Durrësit pasi ka marrë plagë në këmbë, pas një konflikti me një tjetër person. Njoftimi Rreth orës 14:00, shtetasi...

Kapen me shkelje të rënda pikat e karburantit “Eida” dhe “Gega”

Aksioni i gjerë kundër informalitetit në tregun e hidrokarbureve ka nisur me goditje konkrete në qytetin e Elbasanit. Task-Forca e përbashkët e ngritur nga...