Në qytetin e Elbasanit duket se situata e shkaktuar nga përmbytjet dhe reshjet e dendura të shiut ka nisur të normalizohet.

Lumenjtë kanë regjistruar prurje më të vogla se sa ditën e djeshme, duke arritur një nivel mesatar, ndërkohë që uji është tërhequr nga sipërfaqet e përmbytura dhe nuk ka më sipërfaqe nën ujë.

Gjithsesi vazhdojnë disa problematika në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në Pishkash ku vijon pastrimi i rrugës nga inertet dhe aluvionet që bien herë pas here. Edhe në aksin Elbasan-Gjinar, në Derstile qarkullimi vijon me një kah, për shkak se sa shembje duke dëmtuar rrugën.

Në aksin Librazhd-Stëblevë, karrexhada ka pësuar dëmtime, ku po punohet me mbushjen e saj me material.
Furnizimi me energji elektrike pritet të rikthehet në disa familje në Njësinë Administrative Librazhd dhe në Njësinë Administrative Shushicë, në fshatin Polis Vale.