7.8 C
Elbasan

Nuk arritën të nuhasin tymin për shkak të Covid-19, adoleshentja shpëton familjen nga flakët

Një familje nga Teksasi që humbi nuhatjen për shkak të koronavirusit gati sa nuk vdiqën kur një zjarr përfshiu shtëpinë e tyre dhe ata nuk e nuhatnin tymin.

E vetmja anëtare e familjes që nuk kishte virus ishte vajza 17 vjeçarja, Bianca Rivera.  Kur adoleshentja ndjeu erën e tymit në shtëpi, menjëherë evakuoi tre anëtarët e familjes dhe katër qentë e tyre.

“Unë nuk e quaj veten hero. Unë thjesht bëra atë që çdokush tjetër do të bënte për familjen e tyre“-tha Bianca për CNN.

Zjarri shpërtheu rreth orës 2 të mëngjesit në shtëpinë njëkatëshe, e cila pësoi dëmtime të mëdha.

“Kjo familje është me fat që është gjallë,” -shkroi departamenti i zjarrit në Waco.

“Fillova të nuhas plastmasë të djegur. Atëherë e kuptova dhe vrapova jashtë dhomës sime,” -tha Bianca.

“Unë nuk mund të kaloja as në korridor sepse kishte shumë tym.”

Ajo pastaj u kthye në shtëpi për të shpëtuar kafshët shtëpiake të familjes.

“Isha e vetme për të mbrojtur familjen time. Nuk kishte rëndësi për mua nëse do të lëndohesha ose do të digjesha për sa kohë ata ishin mirë,”- shtoi Bianca.

Një nga simptomat më të zakonshme të Covid është humbja e nuhatjes dhe e shijes.

Ora news

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...