15.5 C
Elbasan

“Nuk di çfarë bëhet, a ka vdekur apo është gjallë?” Pesë ditë pa lajm për nënën e shtruar, burri qan para infektivit

E ka mbytur dhimbja. Askush nga personeli mjekësor nuk e informon.

I ardhur nga Berati në Tiranë prej 5 ditësh ai ka shtruar të ëmën 88-vjeçare në Spitalin Infektiv pas infektimit me Covid. Në mungesë të lajmeve nga brenda pavijonit, tani vetëm shpreson që të paktën ajo të jetë gjallë.

“Nuk e di se çfarë bëhet me nënën time atje. Se ka vdekur, se do pastruar. Në të tërë vendet, në Maqedoni, Kosovë lejohet një njeri brenda të paktën 10 minuta që ta shikojnë. S’kemi mundësi tjetër. Unë nuk lëviz nga këtu.”

Kërkon të paktën ta shohë përmes celularit, e që dikush nga infermierët ti japë këtë mundësi komunikimi.

“Rëndësi për ne ka që dua të shikoj nënën me sy. 1 minutë, 2 minuta, një telefon t’ja lëmë atje brenda që ta shikoj është gjallë apo jo. Ngrijeni zëri për këtë gjendje të njerëzve, nuk është kaq kritike të mos shikosh një njeri 2 minuta.”

Ky nuk është rasti i parë që qytetarëve u mohohet e drejta për tu informuar nga mjekët.

Në oborret e spitaleve Covid shumë familjarë e të afërm të pacientëve rrinë me ditë për të marrë të dhëna për të sëmurët në shtretër.

Ata që vijnë nga rrethet e kanë edhe më të vështirë.

Ora news

Lajme të tjera

Erion Murataj përcjell urimin për ditën e verës! “Qoftë një stinë e re ragimi ndaj padrejtësive që shpesh keni zgjedhur vetë”

Në këtë ditë e cila simbolizon ripërtëritjen, nisjen e një stine të re, fitoren e diellit mbi retë e luleve mbi acarin. Dëshiroj t'i...

Berisha në Elbasan për Ditën e Verës, mesazhi për qytetarët: Festën tjetër, të keqen shpresoj t’ia kemi lënë dimrit

Kryedemokrati, Sali Berisha Ditën e Verës e festoi mes qytetarëve të Elbasanit. Nga qyteti i Elbasanit kreu i opozitës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Ballokume Tradicionale – Receta Sekrete nga Nënat E Elbasanit

Ballokumja është një nga ëmbëlsirat autentike shqiptare, traditë e qytetit të Elbasanit dhe simbol i Ditës së Verës gjithashtu. Pavarësisht se tradita e përgatitjes së...

Sot 14 Mars, Dita e Verës! Festa tradicionale në Elbasan

Elbasan, qytetin që konsiderohet edhe qendra tradicionale e kësaj feste. Autoritetet vendore kanë parashikuar një plan të posaçëm për menaxhimin e trafikut dhe pritjen...

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila...

GJKKO rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion rrëzoi kërkesën e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, për revokimin e masës së sigurisë, që e pezullon nga ushtrimi i funksioneve publike. Përveç...