Për kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, me Serbinë nuk do të ketë dialog teknik por vetëm dialog për marrëveshje finale.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruan se marrëveshja finale do të jetë për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Postimi i Hotit në Facebook
”Nuk ka dialog teknik.
Ka dialog vetëm për marrëveshje finale për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të dy vendeve.”
Dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel
Pas 20 muajsh, dialogu Kosovë–Serbi rifilloi më 16 korrik në Bruksel, mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Dy temat kryesore në këtë takim ishin personat e pagjetur dhe bashkëpunimi ekonomik.
Pas këtij takimi, Brukseli paralajmëroi se dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të rinisë të mërkurën, më 22 korrik.