12.3 C
Elbasan

Nuk mori më shumë se 523 vota në Elbasan, cili do të jetë fati i Rudina Hajdarit te Nisma Thurje?

Rudina Hajdari, e cila hyri në Kuvend në zgjedhjet e 2017 përmes një vendi të sigurt në listën e Partisë Demokratike, nuk arriti të konfirmohet si deputete në këto zgjedhje nën siglën e Nismës Thurje.

Betejën e zhvilloi në qarkun e Elbasanit, aty edhe ku është mbesë, e megjithatë kjo nuk i solli më shumë se 523 vota.

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, i ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma, vlerëson angazhimin e Hajdarit në hapjen e listave, moment që solli dhe bashkëpunimin mes tyre, por edhe faktin se kishte një përballje të vështirë në Elbasan.

Shabani: Ishte një bashkëpunim. Ne e kishim një grup dhe Rudina ishte një person i jashtëm që u bashkuam për tu futur në zgjedhje. Rudina bëri një gjë që unë e kam vlerësuar, kishte hyrë në parlament me listën e Bashës, në një vend të sigurt, ishte emëruar praktikisht deputete siç ishin emëruar të gjithë. Luftoi për hapjen e listave, ky ishte momenti kur ne bashkëpunuam. Pastaj kërkoi të garonte në një zonë të vështirë siç është Elbasani, duke dalë ballazi dhe duke u kërkuar qytetarëve që ta vlerësonin për atë punë që ajo ka bërë në parlament për këto dy vitet e fundit. Mesa duket votuesi i Elbasanit nuk e ka vlerësuar mjaftueshëm, por mos harroni që ka qenë një betejë shumë e vështirë në Elbasan.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me fatin e zonjës Hajdari në Nismën Thurje, ai thotë se ky është një vendim që i takon asaj.

Shabani: Perspektiva i takon zonjës Hajdari për të vendosur si do të angazhohet, çfarë do të bëjë. Ne do të vazhdojmë siç kemi qenë më përpara. Për Rudinën është situatë e re të mos jetë deputete, ne nuk kemi qenë deputetë më përpara dhe pavarësisht kësaj kemi qenë shumë aktiv, kemi protestuar, kemi çuar nisma ligjore, jemi përpjekur vazhdimisht të kemi një lloj peshe në politikën shqiptare.

Nisma Thurje arriti të merrte mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit por nuk prodhoi asnjë mandat deputeti.

ora tv

Lajme të tjera

Shkëlqim, elegancë dhe stil në tapetin e kuq, ja veshjet që kanë spikatur në ceremoninë e 98-të të Oscars

Tapeti i kuq i 98th Academy Awardsu mbsush me elegancë, stil dhe momente që tërheqin vëmendjen e gjithë botës së modës dhe kinemasë. Para fillimit...

41 biss, SPAK ka edhe 5 të burgosur në listë/ “Mbajnë kontakte me grupe kriminale”, kërkohet izolimi në regjimin 41-bis

Prokuroria e Posaçme po shqyrton kërkesat e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për të vendosur apo jo në regjimin e ashpër 41 biss, pesë...

Elbasan/ Aksidentoi një person me biçikletë në bulevard, arrestohet 35 vjeçari

DVP Elbasan / Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në bulevardin...

Humbi ekuilibrin”/ Zbulohen detaje të reja nga vdekja tragjike e 20-vjeçares shqiptare në Itali, tentoi të futej në shtëpi nga ballkoni

Anxhela Byku, një 20-vjeçare me origjinë shqiptare, humbi jetën mbrëmjen e së enjtes në Piacenza të Italisë, pas një rënieje dramatike nga ballkoni i...

Apel për ndihmë. Kosta Gego la nevojë për ndihmë për trajtim mjeksor

Familja e Kostës kërkon ndihmë për përballimin e trajtimit . Gruaja apel për këdo që ka mundësi Kush të mundet të dhurojë në linkun e...

I vuri flakën banesës së komshiut pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në Berat 53-vjeçari

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”. Sipas njoftimit të policisë, 53-vjeçari dyshohet se për motive...