4.5 C
Elbasan

Nuk ndalen shifrat e larta të viktimave nga koronavirusi, bie numri i të shtruarve në spitale

Shifrat e larta të jetëve të humbura nga koronavirusi vijojnë në vendin tonë pasi 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 12 pacientë, mes të cilëve është dhe një 29-vjeçar. Po në këtë periudhë kohore, janë kryer 2657 testime, nga të cilët janë shënuar 637 raste të reja.

Vihet re një rënie e numrit të pacientëve të shtruar pasi në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon për situatën COVID19 në 24 orët e fundit:

Janë kryer 2657 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 637 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 249 raste në Tiranë, 56 raste në Lezhë, 45 raste në Shkodër, 35 raste në Fier, 26 raste në Vlorë,

20 raste në Elbasan, 18 raste në Mat, 16 raste në Kurbin, 15 raste në Durrës dhe Mirditë, 13 raste në Sarandë dhe Dibër, 12 raste në Berat, 10 raste në Tepelenë, 8 rste në Pogradec dhe Korçë,

7 raste në Peqin, 6 raste në Kukës, Kavajë, Pukë, 5 raste në krujë, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Skrapar, 4 raste në Librazhd, Delvinë, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, 3 raste në Devoll, 2 raste në Has, Lushnje, Përmet, Kuccovë, 1 rast në Tropojë, Mallakastër.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.381 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale ka qenë dhe vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 403 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk kanë arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen 12 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar  nga Lushnja, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Berati, të moshave 29-82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë. Nëse nuk e dini cili është mjeku juaj i familjes, telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për ta mësuar dhe për t’u vendosur në kontakt me mjekun tuaj të familjes.

Gjithashtu është në dispozion 24 orë në 7 ditë të javës numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare, ku mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

Lajme të tjera

Deti ngrihet mbi 1.5 metra në Orikum për shkak të baticës, përmbyten banesa dhe biznese

Vija bregdetare e Orikumit është përballur sot me një fenomen që ka çuditur dhe trembur banorët.Objektet përgjatë vijës bregdetare janë prekur nga një valë...

Gramsh/ Dëbora arrin në 20 cm në fshatin Rovje , kalohet vetëm me zinxhirë

Në disa zona në juglindje të vendit, pas reshjeve të shiut, ka nisur dëbora, duke krijuar problematika në qarkullim. Intensiteti i reshjeve të dëborës është...

Tragjike/ Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në jug të Londrës, ku një i ri shqiptar është goditur me thikë dhe ka humbur jetën. 22-vjeçari nga Kosova,...

“Ergys Agasi organizonte vrasje, merrte udhëzimet e Ramës”/ Berisha: Taulant Ballën, Hoxhën dhe Çuçin i ka shkarkuar Gysi sepse…

  Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se Ergys Agasi merrte udhëzimet e Kryeministrit Edi Rama dhe se u bë u fuqishëm nga mbështetja e...

Policia e Elbasanit jep detajet! Ja çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në...

JEPET VENDIMI NË BELGJIKË: Franc Çopja dënohet me 25 vite, Mikael Qosja dhe Flobenc Meçja me burgim të përjetshëm

Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel dënoi bosin e mafies Franc Gergely – i njohur edhe si Franc Çopja – me 25 vjet...