7.8 C
Elbasan

Nuk ndalet Covid-19, 3 të vdekur, 288 raste të reja, 280 në spital

Covid-19 vazhdon të shënojë shifra të larta edhe ditën e sotme.

Sipas ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se në 24 orë janë regjistruar 288 rate të reja.

Fatkeqësisht, 3 pacientë nuk kanë mundur që ta fitojnë luftën me virusin.

Ndërkohë, 51 të tjerë janë shëruar, ndërsa në spitale numërohen 280 pacientë.

Raste dhe testime – Në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1304 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 288 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Shërime – Janë shëruar 51 qytetarë, duke e çuar në 10705 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

147 raste në Tiranë,

16 në Fier,

14 në Krujë, Gjirokastër,

13 në Durrës,

11 në Kavajë,

10 në Lushnje, Gramsh, Kuçovë

8 në Peqin,

7 në Elbasan,

4 në Shkodër, Kurbin,

3 në Tepelenë,

2 në Vlorë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Divjakë,

1 në Lezhë, Mirditë, Rrogozhinë, Berat, Dibër, Memaliaj, Skrapar.

Në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 280 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Vdekje – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 50 vjeçar nga Lezha, një 56 vjeçare nga Tirana, një 88 vjeçar nga Tropoja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë prej masave që autoritetet shëndetësore ju rekomandojnë. Evitoni grumbullimet e çdo lloji.

Mbani masken në menyrë korrekte duke mbuluar hundën, gojën dhe mjekrën në ambientet e mbyllura dhe të hapura, respektoni distancimin fizik dhe higjienën personale.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (26 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                                          288

Të shëruar ne 24 orë                                      51

Të shtruar në spitale                                       280

Humbje jete në 24 orë                                  3

Testime ditore                                                  1304

Testime totale              118329

Raste pozitive                       19,445

Raste të shëruara               10,705

Raste Aktive                            8260

Humbje jete                            480

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          4247

Durrës           779

Fier                 535

Shkodër        498

Korçë            490

Lezhë            388

Elbasan         369

Vlorë             321

Berat             237

Kukës            184

Gjirokastër   119

Dibër                93

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...