10.2 C
Elbasan

Nuk ndalet Covid-19 në vend, 171 raste të reja, 4 vdekje dhe 244 në spitale

Covid-19 ka shënuar në 24 orët e fundit, 171 raste të reja dhe 4 humbje jete.

Në total, janë kryer 952 testime, ndërkohë që fatmirësisht janë shëruar 85 qytetarë.

Aktualisht në spitalet Covid-19 numri i të shtruarve ka shkuar në 244 pacientë.

Testime dhe raste – Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 952 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 171 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 41 raste në Tiranë, 18 raste në Durrës, 14 raste në Lushnje, 11 raste në Fier, 8 raste në Librazhd, 7 raste në Berat, Gjirokastër, Kuçovë, 6 raste në Shkodër, Korçë, 5 raste në Elbasan, Vlorë, Mallakastër, Skrapar, 4 raste në Tepelenë dhe Përrenjas, 3 raste në Krujë dhe Bulqizë, 2 raste në Mirëditë, Tropojë, Mat, Malësi e Madhe, Peqin, 1 rast në Kukës dhe Patos.

Shërime – Janë shëruar 85 qytetarë, duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Në spital – Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Vdekje – Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, katër qytetarë, një 64 vjeçar nga Shkodra, një 66 vjeçare nga Pogradeci, një 71 vjeçar nga Skrapari dhe një 78 vjeçar nga Përmeti.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrierë mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (12 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 171
Të shëruar ne 24 orë 85
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 952

Testime totale 99,598
Raste pozitive 15570
Raste të shëruara 9585
Raste Aktive 5561
Humbje jete 424
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2855
Durrës 593
Shkodër 414
Korçë 291
Lezhë 273
Elbasan 231
Fier 264
Vlorë 199
Kukës 153
Berat 145
Dibër 82

Lajme të tjera

Bravo Ardit! Miri tregon se shet shokët për lojë

Një raport miqësor i nisur mes Mirit dhe Arditit jashtë shtëpisë u kris brenda Big Brother.Miri tha se kanë bërë biseda për lojën para...

Marko Hoti kontribuon në suksesin e koncertit të 2 Marsit në Lezhë

Në kuadër të aktiviteteve përkujtimore të 2 Marsit, në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u organizua një koncert festiv nga Ansambli...

Motra e Mateos reagon pas fjalëve denigruese të Rogertit: Turp për burrin dhe babanë që je, për shembullin që jep

Një përplasje e fortë ka ndodhur së fundmi në mes të Mateo Borrit dhe Rogert Sterkajt. Ky i fundit në debat e sipër ia përmendi...

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas

Inceneratori i Elbasanit/ Zero energji elektrike dhe 2.7 mln euro borxh te OSHEE. Llatja e Kaja “ia ngecin” Gugalljas Shoqëria publike e menaxhimit të mbetjeve...

Nis qarkullimi i mjeteve drejt Jug-Lindjes

Rruga Librazhd-Përrenjas është hapur mesditën e kësaj të marte. Për hapjen e këtij aksi më herët njoftoi edhe ARRSH, thënë se në këtë aks do...

Lufta në Lindjen e Mesme, goditet ambasada e SHBA-së në Riad, Izraeli nis operacione tokësore në Liban dhe bombardon Teheranin. Trump: Jemi furnizuar mirë...

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar ndjeshëm në ditën e katërt pas sulmeve të njëkohshme ajrore të ndërmarra nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit...